Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

16
y libër nuk është send pa shpirt; mijëra shpirtra të gjallë këtu kanë mbetur. N jerëz të njohur apo të panjohur, sa herë e hapim, na flasin pa reshtur. Κ ekspozit ë Kodik Ë t... ...LIBRAT E PARAARDHËSVE TANË Histori e shkurtër e shkrimit dhe e librit HISTORIA E NJE KODIKU .. KORCE, 7 - 15 JANAR 2011 .. ,

Transcript of Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

Page 1: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

y libër nuk është

send

pa shpirt;

mijëra shpirtra të

g jallë këtu kanë

mbetur.

Njerëz të njo

hur

apo të panjohu

r,

sa herë e hapim,

na flasin pa

reshtur.

Κ

ekspozitëKodikët... ...Librat e Paraardhësve tanë

Histori e shkurtër e shkrimit dhe e librit

Historia E NJE KoDiKU..

KorcE, 7 - 15 JaNar 2011..

,

Page 2: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

PUNUAN:

Andi Rembeci, Lektor i Paleografisë dhe Historisë së Bizantit

në Universitetin e Tiranës

Sokol ÇungaArkivist/Paleograf në Arkivin Qendror Shtetëror

Ekspozitë: «Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine

në Shqipëri»Ky botim u realizua në kuadrin e ekspozitës,

e cila u organizua nga:

Drejtoria e Përgjithshme e arkivave arkivi QenDror shtetëror

DePartamenti i historisë Fakulteti i historisë Dhe i Filologjisë (ut)

kisha orthoDhokse autoQeFale e shQiPërisëmitroPolia e hirshme e korçës

PreFektura e Qarkut korçë

Bashkia korçë

Page 3: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

Ι. FjAlA e FolUR dhe FjAlA e ShkRUAR ..................................................................................................... 4

1. Zanafilla e shkrimit: nga shenjat tek fjala ............................................................................................................... 4

2. Sisteme të ndryshme shkrimi .................................................................................................................................. 4

3. Shkrimi i greqishtes dhe format e tij ....................................................................................................................... 5

II. MaterIalet e ShkrIMIt, PaPIruSI, PergaMena, letra, etj. ................................................... 7

1. Guri, druri, metali, fildishi dhe balta si bartëse të teksteve të para .......................................................................... 7

2. Nga brigjet e Nilit në duart e lexuesit .................................................................................................................... 8

3. Nga kopeja në bangon e kopjuesit .......................................................................................................................... 9

4. Një shpikje vjen nga Lindja: letra ......................................................................................................................... 10

III. ScrIPtorIuM-I, vendI ku Prodhohen kodIkët .......................................................................... 11

1. Kodikët, librat e shkruar me dorë .......................................................................................................................... 11

2. Kopjuesit, grahësit e dijes dhe kultivuesit e artit .................................................................................................. 12

3. Bojërat dhe dekoret e librit mesjetar ...................................................................................................................... 13

Iv. vlerat e kodIkëve që ruhen Sot në ShqIPërI .......................................................................... 14

PërMbaJtJa

Page 4: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

4

Ι. Fjala e Folur dhe Fjala e shkruar

1. Zanafilla e shkrimit: nga shenjat tek fjala

Ρ ërveç shenjave apo formave të paorganizuara të shkrimit, bashkë me zhvillimin e bashkësive njerëzore në pjesë të ndryshme të rruzullit, është zhvi­

lluar paralelisht dhe ajo formë e komunikimit njerëzor, që është shkrimi. Format zanafillore të mënyrës së komu­nikimit përmes shkrimit gjenden pranë vendbanimeve të njerëzve të parë, ku na paraqiten vizatime kafshësh apo objektesh, të gdhendura nëpër shkëmbinj dhe në shpella, nëpër enë balte, bastunë apo hajmali, të gjitha këto të për­dorura nga njerëzit prehistorikë, apo edhe nga popullsi të ditëve tona që jetojnë në kushte primitive. Këto forma shkrimi u pararendin sistemeve të mëvonshme të shkrimit që do të përdoren fillimisht në Lindjen e Mesme apo në vendet që lagen nga deti Mesdhe dhe, më pas, në pjesën më të madhe të botës.

2. Sisteme të ndryshme shkrimi

Σ ilido që është i interesuar, mund të vërejë sistemet e zhvi lluara të shkrimit, që janë ruajtur deri në ditët tona. Përmendim disa prej këtyre sistemeve:

Histori e sHkurτër E sHKrimit DHE E librit

Shkrim me hieroglifë. Papirus egjiptian. Shkrimi egjiptian përmban afërsisht 5 000 shenja hieroglifike.

Mbishkrim sumer kuneiform i shek. XXVI para Krishtit, që përmban një listë dhuratash për kryepriftin Adab.

Page 5: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

5

Guri i Norës në Sardenjë me shkrimin fenikas nga e djathta në të majtë. Shek. IX para Krishtit.

► shkrimi i egjiptianëve të lashtë, që shkruanin përmes ideogrameve, të cilat më pas zhvillohen në hieroglifë dhe në rrokje,► shkrimi i sumero­babilonasve, të cilët nëpërmjet një figure transmetonin një fjalë, (shkrimi kuneiform),► shkrimi i hititëve, të cilët që herët kishin zhvilluar një formë shkrimi ku figura përfaqëson një rrokje dhe që nji­het si shkrimi hieroglif i hititëve,► shkrimi i fenikasve, që u krijua nga hieroglifët egji­ptiane dhe u plotësua prej vetë Fenikasve. Ky shkrimi u bë baza e krijimit të shumë alfabeteve të gjuhëve më të vonshme,► shkrimi i përdorur nga meksikanët dhe peruvianët, ku një figurë nënkupton një fjalë.

3. Shkrimi i greqishtes dhe format e tij

A shtu siç njihet dhe përdoret sot, shkrimi i gre qishtes, pa harruar dy shkrimet shumë të lashta lineare A dhe B, shkrimin e Kretës dhe të Qipros, është

hallka e fundit e një rrugëtimi evolutiv, zanafilla e të cilit humbet diku rreth shek. VIII para Krishtit. Çështja e pre­jardhjes së tij i ka ndarë studiuesit në dy grupe: njëra palë mbështet pikëpamjen se shkrimi grek e ka prej ardhjen nga fenikasit, ndërsa pala tjetër mbështet prejardhjen greke të tij. Që të dyja pikëpamjet na sjellin argumente të forta të mbështetura në traditat e lashta greke. Sidoqoftë, kontributi thelbësor që kanë grekët e lashtë në përdorimin e alfabetit qëndron në faktin se format lineare u zhveshën nga kuptimet e ideogramave apo nga gjegjshmëria e tyre fonetiko­rrokjesore dhe u veshën me kuptime konkrete tingujsh.

Tekstet shkruheshin fillimisht me germa të mëdha.

Disa fjalë-germa të shkrimit linear B.

Tabelë me shkrimin linear B, nga pallati i Pilosit.

Mbishkrime të lashta ku paraqitet shkrimi alfabetik i greqishtes.

Page 6: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

6

Shembujt më përfaqësues i hasim në mbishkrimet mo­numentale, të gdhendura në mermer ose në bakër. Ndër karakteristikat thelbësore të shkrimit germëmadh është tendenca për të ruajtur besnikërisht format e veta gjatë rrugëtimit të tij evolutiv. Shfaqja e pergamenës dhe, më pas, e kodikut, ofroi mundësinë e krijimit të formave të reja të germave, sa zyrtare, aq edhe popullore, por gjith­monë brenda rendit të shkrimit germëmadh. Kemi, kë­sisoj, llojin libror të shkrimit, i cili sipas zonës, epokës, por edhe llojit të përmbajtjes, ndahet në kategori të ndry­shme, si biblik, majëmprehtë, i rrumbullakët, koptik, etj. Shkrimi germëmadh vazhdoi të përdorej deri në shek. VIII, kur merr nismë dukuria e ndryshimit të karakte­rit që kishte shkrimi germëmadh. Gjatë kësaj periudhe transformuese, vijat e drejta të germave bëhen harkore, germat bashkohen me njëra­tjetrën, fillojnë gjithnjë e më shumë të formohen vija bashkuese mes tyre, fjalët fillojnë të shkruhen edhe me më shumë shkurtesa, derisa mbi­zotëroi forma e shkrimit germëvogël. Gjithë këtij trans­formimi, ashtu si edhe çdo procesi tjetër në ndryshimin e formës apo të materialit të shkrimit, iu desh një periudhë gati një shekullore për t’u konsoliduar. Gjatë kësaj peri­udhe, prodhoheshin njëkohësisht kodikë të shkrimit ger­mëmadh dhe germëvogël. Karakteristikë për këtë është shembulli i Kodikëve të Beratit nr. 2 dhe nr. 3, të cilët edhe pse janë shkruar në këtë periudhë, dallojnë për nga rendi germëmadh dhe germëvogël i shkrimit të tyre. Pas shek. IX, në të gjithë botën e ndikuar nga kultura bizan­tine mbizotëroi shkrimi germëvogël, i cili, përsëri, në varësi të vendit dhe mjedisit kulturor, formon variante të ndryshme. Ndërkohë, shkrimi germëmadh e ruajti funksi­onalitetin e tij vetëm në shkrimin e titujve apo nëntitujve

Shembuj të shkrimit germëmadh të greqishtes në metal, gur, poçe balte, papirus dhe pergamenë

Shembuj të shkrimit germëvogël në kodikë letre (majtas) dhe pergamene (djathtas)

Page 7: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

7

të kapitujve të veçantë.Duke marrë parasysh të gjithë këtë shtrirje të madhe

gjeografike të shkrimit germëvogël, si dhe ata qindra kopjues që u dihet emri dhe ata mijëra që kanë mbetur anonimë, mund të kuptojmë se atëkohë njohja e shkrimit ishte mjeti thelbësor i ekzistencës dhe i shprehjes së lirë të njerëzve.

II. MaterIalet e shkrIMIt, PaPIrusI, PergaMena, letra, etj.

1. Guri, druri, metali, fildishi dhe balta si bartëse të tek-steve të para

Në Antikitet, në varësi të epokave dhe rrethanave, për të shkruar janë përdorur materiale të forta, si gur, dru, metal, fildish dhe baltë. Mbi këto ma­

teriale shkruheshin mbishkrime kushtimesh, të mbiv­arrshme dhe memoriale; gjithashtu mbi to gdhendeshin aktet dhe shkresat zyrtare të shtetit dhe, herë­herë, edhe ndonjë tekst letrar me rëndësi të madhe. Por jo gjithmo­në njerëzit e epokës helenο­romake, sa herë që donin të shkruanin, domosdoshmërisht rendnin në përdorimin e lodhshëm të daltës dhe të penës, apo të penelit të piktorit. Në Sirakuzë dhe në Athinë, copëza enësh prej balte, os-traka, ose gjethe ulliri janë përdorur nga populli si vota, gjatë procedurës së ostrakizmit, kur vendosej dënimi i in­ternimit. Nga ana tjetër, në Indi dhe në Lindje përdoreshin, përgjithësisht, gjethe e palmës. Material i përshtatshëm për të shkruar ishte edhe lëkura e pemëve, që në latinisht quhet liber. Balta e pjekur është përdorur nga asirianët dhe babilonasit për gdhendjen e shkrimit kuneiform. Në Egjiptin e lashtë, dhe më vonë edhe në Romë, si material

Copëza enësh prej balte me emrat e personave të propozuar për internim, gjatë proçedurës së οstakizmit.

Mbishkrime në materiale të forta, si gur, dru, metal, fildish dhe baltë.

Page 8: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

8

mbartës i shkrimit shfaqet liri. Akoma më i përhapur dhe më shumë i dëshmuar ka qenë zakoni i shkrimit të ger­mave mbi pllaka druri të lyera me dyllë (codex), nëpër­mjet një pene apo një peneli, të cilin e ngjyenin në bojë. Të gjitha materialet e sipërpërmendura të shkrimit dolën jashtë përdorimit nga papirusi dhe pergamena.

2. Nga brigjet e Nilit në duart e lexuesit

Në Egjiptin e lashtë përdorej gjerësisht papirusi, një bimë e moçalishteve, e cila fillimisht rritej në luginën e Nilit, në zona të ndryshme të Sirisë, në

Mesopotami dhe në Palestinë. Papirusi përbënte materia­lin më të përhapur të shkrimit në të gjithë Antikitetin kla­sik. Atdheu i tij është Egjipti, ndërsa shembujt më të her­shëm të tij, me shkrim hieroglif, i përkasin një periudhe që daton mbi 3.000 vjet nga lindja e Krishtit. Kjo bimë, të cilës Lineos i dha emrin shkencor Cyperus Papyrus, është shfrytëzuar nga popujt e lashtë kryesisht për të prodhuar letrën e papirusit. Procesi i prodhimit të papirusit përbëhej nga disa hapa: bima e papirusit, që arrinte një gjatësi prej rreth pesë metrash, merrej nga vendi i saj i natyrshëm dhe pritej në shirita të hollë, duke ndjekur gjatësinë e bimës. Këto shirita vendoseshin mbi një shtresë, ngjitur njëra me tjetrën, sipër në tryezë apo në ndonjë sipërfaqe tjetër të rrafshët dhe, më pas, njomeshin me ujin e Nilit. Mbi shtresën e parë vendosej një e dytë, në drejtimin verti­kal me të parën. Krijohej kështu një thurimë, të cilën e shtypnin me anën e një mekanizmi presues. Si rezultat i presimit, nga shiritat ende të njomë të papirusit dilte një lëndë ngjitëse dhe, në këtë mënyrë, të dyja shtresat bashkoheshin plotësisht, duke formuar një fletë kompak­te që quhej plagula ose scheda. Plagula­t ngjiteshin me njëra­tjetrën për të krijuar një rrip të gjatë, si ai që njo­

Korrja e papirusit. Egjipt, nekropoli Sakara.

Procesi i përgatitjes së një flete papirusi: 1) prerja e kërcellit të papirusit, 2) shtrirja e shiritave dhe 3) fleta e papirusit.

Skema e përgjithshme e një rrotulle papirusi. A-Fletë papirusi, B-Protokolli, C-Shiritat vertikalë, D-Shiritat horizontalë, F-Boshti

Page 9: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

9

him sot. Në çdonjërin skaj të rripit, tashmë të gatshëm për t’u përdorur, vendoseshin dy boshte druri, rreth të cilëve mbështillej papirusi që, kur shkruhej, merrte emrin liber, volum ose, thjesht, rrotull.

3. Nga kopeja në bangon e kopjuesit

Papirusi filloi të zëvendësohet, dalëngadalë, gjatë kopjimit të teksteve filologjike dhe të shkresave të ndryshme, nga pergamena, që prodhohej nga lëkura

e kafshëve të ndryshme dhe, kryesisht, nga lëkura e viçit, e dhisë, e qengjit ose e deles. Sipas një tradite të vjetër, në shek. II para Krishtit, mbreti Eumen i II­të i Pergamit u kërkoi dijetarëve të vendit që të gjenin një material tjetër të shkrueshëm. Këta zhvilluan përpunimin e pergamenës, një material i shkrueshëm, i njohur edhe më parë. Procesi i përpunimit të pergamenës ishte i gjatë dhe i lodhshëm. Në fillim lëkura e sapo rrjepur nga kafsha lahej në ujë të bollshëm dhe kalonte nëpër disa banja në gëlqere, pastrohej nga qimet, nga dhjami dhe mbetjet e tjera, më pas tendosej dhe lihej të thahej. Pas tharjes fërkohej me gur gëlqeror për të eliminuar edhe shenjat e fundit të mbetjeve dhjamore, duke u bërë edhe më e bardhë. Pastaj pritej në madhësinë e duhur dhe ishte gati për t’u shkruar. Fillimisht kjo lëndë e shkrueshme haset në të njëjtën formë si edhe papirusi, ku fletët ngjiteshin në vijimësi të njëra tjetrës dhe mbështilleshin rreth boshteve të drurit. Më pas, gjatë shekujve të parë të krishterimit, fletët e pergamenës vendosen njëra mbi tjetrën, duke formuar fashikuj dhe lidheshin nga njëra anë, siç i shohim edhe sot në librat mesjetarë, sipas formës së dikurshme të pllakave të dyllit. Ngjyra e fletëve të pergamenës zakonisht luhatej sipas cilësisë së saj, nga e verdha në të bardhë, por në rastet e librave luksozë fletët e pergamenës ngjyhen me

Procesi i përgatitjes së pergamenës, i formimit të fashikujve dhe, së fundmi, i lidhjes së tyre në kodik.

Kodiku i purpurt Rossanensis, shek. VI

Page 10: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

10

bojë të purpurt. Për të shkruar tekstin përdoren ngjyra të ndryshme, kryesisht me prejardhje nga qymyri i drurit apo bimët. Në raste të përveçme është përdorur edhe ari apo argjendi. Po ashtu, për të ruajtur pergamenën nga dëmtimet e jashtme, librat mbuloheshin me kapakë druri që zakonisht visheshin me beze, lëkurë dhe, më vonë, me metal. Pas shek. VI (pas Krishtit) pergamena bëhet lënda më e zakonshme për të shkruar, duke e zëvendësuar thuajse plotësisht papirusin. Në të njëjtën kohë, tekstet në pergamenë hasen vetëm në formën e librit siç e shohim edhe sot. Në po këtë shekull, përdorimi i papirusit filloi të pësojë rënie, deri sa u zhduk pothuaj plotësisht gjatë shek. IX (pas Krishtit).

4. një shpikje vjen nga lindja: letra

Kryesisht si lëndë për prodhimin e librit deri në shek. XIII mbetet pergamena. Në këtë periudhë shfaqet gjerësisht letra, e cila konkurron fuqishëm

pergamenën, për disa arsye: 1) është më e lirë në kosto, 2) prodhohet më shpejt, 3) gjendet më lehtë. Historia e letrës e ka zanafillën në shek. II pas Krishtit dhe është prodhuar, për herë të parë, në Kinë. Dokumenti më i vjetër i shkruar në letër daton në vitin 137. Gjatë njërës prej betejave mes arabëve dhe kinezëve, në vitin 751, arabët zunë robër disa ushtarë kinezë që njihnin teknologjinë e prodhimit të letrës, por që deri atëherë mbahej e fshehtë me kujdes. Me ndihmën e tyre arabët mësuan të prodhonin letrën dhe në shek. XII e sollën atë edhe në Spanjën e jugut, zonë e pushtuar, atë kohë, prej tyre. Sidoqoftë, dokumenti më i hershëm i shkruar në letër arabe daton më 866. Letra arabe quhej edhe bombicin, për shkak të qytetit Membij në Sirinë e sotshme, vend ku edhe prodhohej, por që më shumë funksiononte si stacion i karvanëve që merreshin

Në punishtet e letrës procesi i përpunimit fillonte nga përzgjedhja e leckave. Në fillim leckat i vinin të njomeshin në ujë të përvëluar dhe, si rezultat, formohej një masë e qulltë dhe e trashë, të cilën e hollonin, duke e goditur me çekanë të mëdhenj që punonin nga lëvi-zja e rrotave të mullirit. Më pas, këtë masë të qulltë e vendosnin në një depozitë të madhe, ku zhysnin kallëpin, që përbëhej nga një kasë katërkëndëshe druri me fije të holla bronzi në formë rrjete. Si e nxi-rrnin kasën nga depozita, uji largohej, duke lënë mbi kasë një shtresë të dendur dhe të hollë; kjo shtresë, pasi thahej dhe lyhej me ngjitës,

për të konsoliduar bojën, përbënte fletën e letrës.

Page 11: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

11

me tregti. Lënda e parë e prodhimit të letrës ishte një lloj brumi i përbërë nga një përzierje e leckave të lirit dhe një sasi e vogël kanabisi dhe pambuku.

Në fillim të shek. XIII shfaqet letra italiane, e cila zotëron pothuaj të gjithë tregun e Mesdheut dhe të botës perëndimore. Dokumenti më i hershëm shkruar mbi këtë lloj letre daton më 1268 dhe është prodhuar në punishten e qytetit Fabriano në Itali. Më pas, punishte të tjera letre u ndërtuan në Bologna, Friuli, Padova, Treviso, Salo, Perarolo dhe Amalafi.

Lënda e parë e letrës arabe dhe e asaj evropiane ishte e njëjtë. Të dytët thjesht përmirësuan teknologjinë dhe formulën e prodhimit të letrës. Ndryshimi më vendimtar mes bombicinit dhe letrës perëndimore është filigrani (ose shenja ujore), e cila duket qartë kur letrën e vendosim përkundër një burimi drite. Kjo shenjë dalluese u vendos për herë të parë nga prodhuesit italianë të letrës për të vërtetuar origjinalitetin e saj dhe për të kufizuar prodhimin e paligjshëm. Çdo prodhues letre kishte shenjën e vet dalluese (p.sh., forma gjeometrike, yje, kryqe, pamje kafshësh, shpendësh, lulesh apo germa), e cila kishte përmasa të regjistruara.

III. scrIPtorIuM-I, vendI ku Prodhohen kodIkët

1. Kodikët, librat e shkruar me dorë

Në Mesjetë, prodhimi i librit ishte i përqendruar në qendra të zhvilluara urbane apo në manastire të ndryshme, që merreshin me prodhimin dhe tregtinë

e librit. Një punishte e tillë quhej scriptorium, pra, vend ku shkruhen libra. Sistemi i organizimit në scriptorium ishte më i zakontë të Perëndim, kurse në Lindje kopjuesit

Fijet e kasës, që mbanin masën në kohën që ajo thahet, linin mbi letër një shenjë të lehtë: një lloj forme rrjetore, që bëhet e dukshme kur dikush e mban letrën kundra dritës. Janë të ashtuquajturat vija ujore (vergeures) dhe vijëzime (pontuseaux). Shpeshherë, përveç këtyre, në dritë duken edhe shenja objektesh, kafshësh apo simbole të ndry-shme të skicuara në të njëjtën fletë letre. Bëhet fjalë për shenjat ujore (filigrane ose insignia chartarum), me anën e të cilave çdo punishte

letre shquante produktet e saj nga ato të punishteve të tjera.

Page 12: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

12

ishin, zakonisht, individë që punonin në mënyrë të pavar­ur. Ndonëse, siç do ta mendonte gjithkush, të kopjosh një libër do të thotë të jesh i arsimuar, jo gjithmonë kopjuesit e librave ishin edhe zotërues të mirë të gjuhës. Këtë të vërtetë e mësojmë nga gabimet e shpeshta që hasen nëpër libra të ndryshëm të Mesjetës, ku jo gjithmonë shkaku i gabimit është lodhja fizike e kopjuesit.

Për prodhimin e një libri kopjuesit i nevojiteshin, veç lëndës së parë që ishte papirusi, pergamena apo letra (në varësi të periudhës historike), edhe një varg instrumen­tesh. Së pari, shkruesit i nevojitej një bango pune, mbi të cilën vendoste mjetet e punës. Kallamin për të shkruar, mbajtëset e bojës, mprehësen e kallamit, fshirësen për të korrigjuar gabimet, vizoren, sfungjerin dhe letërthithësen. Mbi bango shkruesi vendoste kopjen mëmë, nga ku do të kopjohej teksti, kurse mbi gju vendoste librin e ri që do të shkruhej.

2. Kopjuesit, grahësit e dijes dhe kultivuesit e artit

Ndërkohë, fjala shkrues apo kopjues jo gjithmonë nënkupton të njëjtin person, pasi jo të gjithë shk­ruesit apo kopjuesit zotëronin mjeshtëri të njëjta.

Disa prej shkruesve ishin mjeshtër në stenografi, në ras­tet kur duhej të regjistroheshin praktikat e një bisede, fjalimi apo mësimi. Të tjerë shkrues ishin mjeshtër ka-ligrafë, hrisografë (kur shkruanin vetëm germat e arta në një libër), eritrografë (shkruanin vetëm germat me ngjyrë të kuqe) ose hasimografë (shkruanin vetëm germat e ar­gjendta). Pasi mbaronte shkrimi i tekstit kryesor të një libri, punën e merrte në dorë dekoruesi ose piktori, i cili shtonte dekoret apo figurat (vinjetat dhe miniaturat) në vendet e lëna posaçërisht bosh nga kopjuesi. Më pas libri i kalonte libërlidhësit, i cili bashkonte të gjitha fletët njëra me tjetrën dhe pastaj i vishte me kapakët e përgatitur që më parë nga zdrukthëtari.

Pamje nga punishtet e prodhimit të librit në Lindje (lart) dhe në Perëndim (poshtë). Bangoja dhe mjetet e punës së një shkruesi.

Page 13: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

13

Librat e shkruar në pergamenë dhe në letër ndërto­heshin në të njëjtën formë. Kur shfaqet për herë të parë shtypshkronja e Gutenbergut (viti 1455), librat e parë të prodhuar sipas teknologjisë së re, që njihen si arketipe apo incunabulum, prodhohen njësoj si dorëshkrimet, aq sa syri i pa stërvitur nuk i veçon dot nga njëri­tjetri.

Teksa dora ngjëron varrin,Shkrimi mbetet përjetë.

Kjo ishte dëshira e flaktë e çdo kopjuesi, të njohur a të panjohur, i cili ishte i ndërgjegjshëm qoftë për mad­hështinë e punës që bënte si ndërmjetës i dijes, qoftë për thjeshtësinë e tij si qenie e përkohshme. Këta kopjues, individë apo murgjër, meritojnë nderimin dhe respektin e të gjithëve brezave, jo vetëm se na përcollën dijen dhe zh­villimin kulturor në përgjithësi, por edhe për trashëgimi­në e paçmuar që na kanë lënë, si një ndër vlerat e pakon­testueshme për çdo popull.

3. Bojërat dhe dekoret e librit mesjetar

Për të shkruar librat përdoreshin bojëra me ngjyra të ndryshme. Boja e përdorur për të shkruar tekstin e librit zakonisht kishte ngjyrë të zezë dhe prodhohej

nga përbërje bimore, nga bloza ose nga rrëshira e Arabisë (rrëshira e pemës së akacies). Ngjyra luhatej nga e zezë e errët, në gështenjë dhe gri të çelët, në varësi të kripërave metalike (p.sh. vitrioli) që përmbanin. Për dekorimin e dorëshkrimeve, për vizatimin e dekoreve, për germat nistore të dekoruara dhe për titujt, kopjuesit përdornin ngjyrën e kuqe, në mënyrë që të tërhiqnin vëmendjen e lexuesit. Kjo lloj boje përftohej nga një parazit që rritet në drurin e shelgut. Shpeshherë i gjithë libri shkruhej me Lart: përgatitësi i bojërave të shkrimit; poshtë: Kodiku 92 i Korçës, fletë

e dekoruar me ar dhe ngjyra të tjera, ndërsa teksti i gjithi me të kuqe

Page 14: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

14

bojë të kuqe. Kjo e kuqe prodhohej nga butakët e detit me ngjyrë të purpurt, substanca pa ngjyrë e të cilëve, kur ekspozohet në dritën e diellit, shndërrohet në ngjyrë të kuqe të thellë. Kjo ngjyrë ishte shumë e kushtueshme dhe përdorej vetëm në punishtet perandorake për libra luk­sozë. Kurse ari përdorej vetëm në raste të veçanta, për titujt, për germat nistore apo në pjesë të përveçme të li­brit, zakonisht në tekste fetare apo në libra me përmbajtje filologjike, dhe jo në çfarëdo lloj dokumenti.

Disa nga ngjyrat e tjera që përdoreshin nëpër kodikë ishin ngjyra e gurkalit dhe e verdha e lules së shafran­it, për të imituar arin. Po ashtu, përdorej ngjyra e kaltër, jeshile, e bardha dhe ngjyra rozë. Përpara se t’i përdornin, në këto ngjyrat tretnin rrëshirë bimore ose miell orizi.

Iv. vlerat e kodIkëve që ruhen sot në shqIPërI

Kodikët që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror kanë vlerë të shumëfishtë për kulturën tonë. Fondi 488, fondi i kodikëve të Shqipërisë, përmban të dhëna

historike për vendin tonë, krijimtari të arteve pamore dhe vlera artistike (miniatura, programe dekorimi, kapakë të zbukuruar, etj.), tekste shkencore, pjesë të kulturës që shërbejnë si gjurmë të lënda nga intelektualët e kohës që kanë jetuar dhe punuar në Shqipëri, si dhe të dhëna me mjaft interes për historinë e qyteteve Mesjetare shq­iptare, si Korça, Berati, Durrësi, Gjirokastra, Vlora, etj. Prej këndej vërtetohet edhe një herë se zonat e banuara nga shqiptarët ndër shekuj kanë qenë aktive njësoj si i gjithë rajoni përreth dhe se populli i këtij rajoni ka dhënë kontributin e tij në krijimin e vlerave të mëdha kulturore që sot i njohim me emrat e perandorive të mëdha të peri­udhës së pas Krishtit.

Kodiku nr. 10, i Vlorës, f 150v – 151r. Pergamenë, shek. XIV.

Page 15: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

15

Këto dorëshkrime shekullore janë të njëvlerëshme me pasuritë e tjera që na kanë lënë gjysh­stërgjyshërit tanë. Jo vetëm duhet t’i ruajmë, por dhe t’i përdorim, t’i ndje­jmë se i kemi tanët dhe na përkasin.

Nga lashtësia deri më sot janë shkatërruar shumë libra, qoftë nga luftërat, qoftë nga katastrofat natyrore, qoftë nga padija e njerëzve. Bashkë me

librat humbën krejtësisht edhe shumë krijime të diturisë njerëzore. Megjithatë, sa në bibliotekat e mëdha, pub­like, kishtare apo universitare, në Ballkan dhe në Evropë, në Patriarkanat e Konstandinopojës, Jeruzalemit dhe të Aleksandrisë apo në Kontinentin e Ri, aq dhe në shumë biblioteka të vogla ose vetjake, janë ruajtur disa mijëra kodikë prej papirusi, pergamene apo letre, që japin ndi­hmën e tyre në përparimin e filologjisë dhe të historisë.

Ky libër nuk është send pa shpirt;mijëra shpirtra të gjallë këtu kanë mbetur.

Njerëz të njohur apo të panjohur,sa herë e hapim, na flasin pa reshtur.

Page 16: Kodikët, Librat e paraardhësve tanë

Siç gëzohen rrugëtarët kur shohin atdheun,dhe detarët kur gjejnë liman,kështu gëzohet edhe shkruesi,

kur arrin fundin e librit.