Το Ελληνο-Αλβανικόν Λεξικόν του Μάρκου Μπότσαρη,...

Post on 31-Oct-2015

15.949 views 14 download

description

"Το Ελληνο-Αλβανικόν Λεξικόν του Μάρκου Μπότσαρη", Τίτος Π. Γιοχάλας. Φιλολογική έκδοσις εκ του αυτογράφου, εν Αθήναις 1980. - [Source: ellines-albanoi.blogspot.com].Kur gjendej i internuar në Korfuz, Marko Boçari mësoi greqishten dhe bëri të famshmin “Fjalorin dygjuhësh i greqishtes dhe shqipes së thjesht” (Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ), 1809, që e shkroi Markoja vetë me ndihmën e babait të tij Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza. Përfundimi i këtij fjalori ishte i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vet, përpjekje të mësojnë suliotët arvanitas greqisht dhe të merren vesh me grekët. Si do që të jetë puna, fakt është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore, që krijoi një vepër gjuhësore dhe kulturore, si rrjedhim me të drejtë Marko Boçari mund të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqip. Fjalori Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas dorëzimit të armëve arvanitasit duhet ti përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë. Fjalori ka rëndësi të veçantë se shpreh elementë të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekët. Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se, tregtia në zona të gjera të Ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dygjuhësh, me qëllim që arvanitasit, pra shqiptarët, në një farë mënyre u detyruan që të mësonin greqisht, që po fitonte terren si gjuhë e tregtisë në Ballkan. Gjuha arvanitase ngeli një gjuhë kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj, duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin Ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano-turk. Dhe heroi Marko Boçari, me një vullnet dhe guxim, në moshën 19-vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull origjinal “Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ”. Fjalori dygjuhësh përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në Muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili. Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë, Pukëvili, duke studiuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frëngjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në Muzeun Kombëtar të Parisit.

Transcript of Το Ελληνο-Αλβανικόν Λεξικόν του Μάρκου Μπότσαρη,...