Download - DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

Transcript
Page 1: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

1 MBUROJA.net

DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST1 salafimanhaj.com

Muslimani2: Sa i përket Islamit, ne besojmë se njerëzit janë krijuar nga Allahu për një qëllim madhështor, siç përmendet në Kuran, nëse e lexon këtë ajet kuranor:

$ tΒuρ àM ø)n=yz £ Åg ø:$# }§Ρ M}$#uρ �ω Î) Èβρ ߉ ç7÷èu‹Ï9 ∩∈∉∪

“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.”

(Kuran, 51:56) Evolucionisti: Por si e shpjegoni origjinën e specieve dhe atë çfarë është vërtetuar me prova shkencore? Muslimani: “Prova Shkencore?” çfarë ke për qëllim me këtë?

1 Ky dialog bazohet në debatet dhe bisedat faktike që kemi pasur gjatë përvojës tonë me evolucionistët, prandaj ky material nuk mund të konsiderohet thjesht si një mjet i pashoshitur propagandistik. Gjatë këtij punimi kemi hasur në njerëz që kanë argumentuar nga këndvështrimi i evolucionistëve, prandaj ky dialog bazohet në përvojën tonë reale në da’ueh për më shumë se dhjetë vite. Për shembull, vëllezërit selefi të cilët janë aktiv në da’ueh, gjatë debateve dhe bisedave tona me evolucionistët në Hyde Park Speaker’s Corner (Këndi i Bisedave në Hyde Park) në Londër, i dinë mirë argumentet bindëse, por të gabuara dhe të pasakta, që i sillnin ata të cilët ndiqnin teorinë e evolucionit, si dhe pamundësinë e tyre për t’iu përgjigjur pyetjeve qe u parashtroheshin. Në disa raste, pasi sfidoheshin, këta njerëz fillonin të reagonin në mënyrë shumë joracionale, gjë që paraqet një kundërtezë absolute prej asaj që pretendohej nga ata!? Kështu, ky është më tepër një kompilim i dialogëve që kemi zhvilluar me pseudo-evolucionistët të cilët ndjekin verbërisht Charles Darwinin dhe çiftin e tij Richard Dawkins. 2 Me muslimanin këtu kemi për qëllim atë i cili ndjek Kuranin, Sunetin dhe menhexhin (metodologjinë- sh.p.) e Selefëve, i cili në njëfarë mënyre di se si të thirret në fenë e Allahut, pra, më urtësi, me predikime të mira dhe me argumente. Së këndejmi, kjo thirrje assesi nuk do të thotë të modelohet sipas atyre muslimanëve që pasojnë punimet e industrisë ‘Harun Jahja’, industri kjo e cila e kundërshton Sunetin dhe Hadithin dhe bazohet në menhexhin e Kuranijunëve (atyre që ndjekin vetëm Kuranin dhe e refuzojnë hadithin-sh.p.). Këtu nuk kemi për qëllim as muslimanin i cili e tepron, duke u munduar që çdo fenomen shkencor ta provojë nën dritën e Kuranit.

Page 2: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

2 MBUROJA.net

Evolucionisti: Për shembull, shkencën empirike dhe provat që përdoren në kohën tonë për të kuptuar se si funksionon bota e që bazohen në teorinë e evolucionit të Darwinit. Muslimani: Të kuptuarit se si funksionon diçka nuk është e njëjtë me të kuptuarit se si ka ardhur në ekzistencë ajo. Pra, çfarë mund të më thoni për këtë teori? Evolucionisti: Teoria bazohet në vrojtimet që janë bërë gjatë gërmimeve në kohën e Darwinit. Aty është zbuluar se shtresat më të vjetra përmbanin forma më primitive të jetës, kurse shtresat më të larta kishin forma më progresive dhe më të zhvilluara të jetës. Gjithashtu, Darwini e kishte shpjeguar evolucionin si diçka që bëhet nëpërmjet seleksionimit natyror, ku faktorët destruktiv zhdukin speciet e dobëta dhe i lënë ato më të fortat. Kjo njihet ndryshe edhe si mbijetesa e species më të përshtatshme. Prandaj, speciet më të zhvilluara mbijetojnë duke i bartur kështu tiparet e tyre të forta tek pasardhësit e tyre. Me kalimin e kohës, tiparet e forta kombinohen për të formuar një tipar të ri tek speciet. Natyra e seleksionon specien që është më e avancuar duke ia flakur kështu karakteristikat e saj të papërshtatshme. Kjo është çfarë kuptohet me evolucionin i cili i bën speciet të zhvillohen në specie më superiore. Pra, ky zhvillim i vazhdueshëm njihet si ‘evolucion’ dhe është përdorur nga disa shkencëtarë për të shpjeguar sjelljet njerëzore. Muslimani: Kjo ide ekzistonte edhe para Darwinit. Atë e kishte plasuar francezi Lamark. Kjo është një ide që ka shumë mangësi. Unë e di se Lamarku e jo Darwini ishte ai që kishte përvijuar këtë mendim dhe ishte i pari që kishte sjell teorinë e evolucionit. A e keni ditur këtë? Evolucionisti: Jo, nuk e kam ditur. Muslimani: Darwini ishte ai i cili kësaj teorie i kishte dhënë një kah më shkencor, duke e argumentuar atë në mënyrë sistematike. Mirëpo, ky mendim ekzistonte edhe më parë në kokat e njerëzve.

Page 3: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

3 MBUROJA.net

Evolucionisti: Mirë. Sidoqoftë, sa herë që shfaqet një tipar i ri, ai bartet tek pasardhësit. Kjo, pra, është shkencore, racionale, e saktë, dhe model i drejtë për dallim nga ajo çfarë ju thatë e që është joracionale, religjioze, fanatike dhe e pasaktë. Muslimani: Atëherë, si ta dimë se cilat bimë apo kafshë janë “më të përshtatshme”? Cili është kriteri? Evolucionisti: Më të përshtatshmet janë ato që jetojnë më gjatë. Muslimani: Mirëpo, teoria nuk na tregon mekanizmin që i solli organizmat më të lartë në tokë. Evolucionisti: Darwini përmendi se organizmat zhvillojnë varietete të ndryshme:

“Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet e mira). Varietetet e mira mbijetojnë në këtë luftë dhe, përgjatë një periudhe të gjatë kohore, zhvillojnë dalëngadalë dhe gradualisht organizma të ri.”

Pra, e tëra ka të bëjë me seleksionimin. Natyra e zgjedh atë e cila është më e dobishme, si, për shembull, qafën e gjirafës. Por, kur kemi të bëjmë me proto-gjirafën3, për shembull, ajo fillon ta zgjasë qafën e saj për t’i kapur dhe ngrënë gjethet në drunjtë më të lartë dhe, me zgjatjen e qafës së saj, pasardhësit e proto-gjirafës do të zmadhohen, derisa të formohet gjirafa. Muslimani: Kjo, në të vërtetë, është një teori e vjetruar, pasi tani kemi më shumë njohuri rreth sistemit riprodhues dhe proceseve molekulare e biokimike. Prandaj, ndryshimi fiziologjik nuk lë kurrfarë pasoje tek pasardhësit. Vetëm pse një njeri i zhvillon muskujt e tij me ushtrime kjo nuk do të thotë se pasardhësit e tij do të jenë shumë muskulorë, apo jo!? Nëse e këputni dorën apo hundën, fëmijët e tu nuk do të lindeshin pa dorë e pa hundë, apo jo? Pasi që ndryshimet fiziologjike nuk lënë kurrfarë pasoje tek pasardhësit, ndryshimet duhet të

3 Forma e hershme e gjirafës pa qafë të gjatë.

Page 4: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

4 MBUROJA.net

ndodhnin në ADN-ën tënde dhe në informatat përbrenda teje, të cilat janë të paracaktuara në gjenet tua. Për këtë arsye, Lamarkizmin duhet hedhur në bërllok. Veç kësaj, të paramendojmë sikur atmosfera e tokës është bërë tepër e nxehtë e ne jetojmë në një shkretëtirë globale, ku ka vetëm pak ujë dhe bimësi. Në këtë skenar imagjinar, a nuk do të ishte e mrekullueshme që qeniet njerëzore të fillonin të zhvillonin sistemin e rezervave të ujit sikurse deveja!? Pastaj, ai do të quhej “Proto human camelus” (para-njeri-deve) ose “Homo sapiens camelus” (njeri-deve), dhe do të kishte një sistem të veçantë për deponim të ujit, që do t’ia mundësonte jetën në planetin e nxehtë. Si do të formohej një krijesë e tillë? Që një gjë e tillë të ndodhte, do duhej që ndryshimet të ndodhnin në ADN, në qelizat të cilat janë përgjegjëse për riprodhim. Çfarë duhej të ndodhte është që ADN-ja të ndryshonte në atë mënyrë sa të prodhonte një gungë në kurrizin tënd. Seleksionimi natyror, sipas jush, do të duhej të seleksiononte përparësinë e të pasurit gungë në shpinën e njeriut, për shkak të përparësisë që ndërlidhet me të. T’i kontrollojmë tani problemet që dalin nga kjo. Evolucionisti: Në rregull, po ju dëgjoj. Muslimani: Problemi i parë ka të bëjë me mutacionin. Si ndodh mutacioni në radhë të parë? Si pëson mutacione ADN-ja? Evolucionisti: Nuk jam i sigurt. Disa shkencëtarë thonë se ajo pëson mutacione aksidentalisht, ndoshta si pasojë e rrezatimit apo dritës ultravjollce. Të tjerët thonë se mutacioni ndodh për shkak të pështjellimeve dhe gabimeve që ngjajnë gjatë kopjimit. Nuk jam i sigurt se si ndodh, por e di se ndodh.4 Pra, ky mutacion i dobishëm del nga ky lëmsh gabimesh. Muslimani: Këtu kemi një problem. Së pari, mutantët kanë aftësi shumë të dobëta riprodhuese, dhe kjo tashmë është fakt. Shembull për këtë kemi testet laboratorike të bëra në mizat e

4 Kjo tregon mungesën e sigurisë që këta njerëz kanë në teorinë e evolucionit për të cilën thonë se bazohet në “prova”.

Page 5: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

5 MBUROJA.net

frutave (drosophila- sh.p.), të cilat u bombarduan me rrezatim. Rezultatet tregonin se disave prej tyre filluan tu dilnin këmbët nga koka në vend të brirthëve, disave u dilnin nga dy koka, dhe disa kishin nga dy trupa dhe një kokë, etj. Pas gjithë kësaj, thanë:“Shih se si ndodhin këto mutacione!” Në fakt, çfarë zbuluam nga kjo është se mutantët, siç është rasti më të gjithë mutantët, kanë aftësi të dobëta riprodhuese. Me fjalë tjera, ata nuk janë në gjendje të shtohen ose të kenë pasardhës. Dhe kjo paraqet problem për evolucionin. Pra, si mund të bartet tek pasardhësit “mutacioni i ardhshëm i dobishëm”? Por, edhe nëse ky mutant është në gjendje të shtohet, barrierë tjetër që ngrihet këtu është se kush do të dëshironte të ketë marrëdhënie seksuale me një homo-camelus (njeri-gjirafë) gungaç, përveç një njeriu anormal! Çdo specie do të kërkojë anëtarin më të përkryer të llojit të vet për tu shtuar me të e jo me ndonjë specie mutante të hibridizuar. Edhe nëse gjenet do të pësonin mutacion për të prodhuar një mutacion të dobishëm, gjasat që ato të bartën tek pasardhësit janë minimale. Së treti, nuk kemi asnjë garanci se ky mutacion do të bartej tek pasardhësit. Një person mund të ketë sy me ngjyrë të blertë, gruaja e tij sy ngjyrë kafe, kurse pasardhësit e tyre të kenë sy me ngjyrë të kaltër. Si ndodh kjo? Kjo ndodh për shkak se prindërit e njërit prej prindërve mund të kenë pasur sy me ngjyrë të kaltër. Prandaj, informacioni gjenetik mund të bartet apo edhe të mos bartet. Mbi të gjitha, këtu duhet llogaritur edhe faktorët tjerë të ndryshëm, siç janë p.sh. rastet kur “proto human camelus” (para-njeriu-deve) ose “homosapiens camelus” (njeriu-deve) refuzohet apo abortohet para lindjes nga prindërit e vet me klithmën:“Oh!, brenda paskam një deve! Ta heqim qafe atë!” Me këtë do të abortohej një foshnje pa qenë në dijeni prindërit e saj se pikërisht kjo foshnje do të ishte ardhmëria e racës njerëzore? Veç kësaj, “homosapiens camelus” do të mund të vdiste duke qenë ende foshnje, të goditet nga rrufeja apo të shkelet nga një automjet. Pasi të gjitha këto gjëra do mund të ndodhnin, atëherë çfarë gjasash reale do të kishim për çfarëdo “krijese të dobishme” ekzistuese? Realisht, asnjë. Megjithëkëtë, ne duhet të

Page 6: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

6 MBUROJA.net

besojmë kinse qeniet njerëzore, devetë, gjirafat, hipopotamet, elefantët, zebrat dhe të gjitha speciet e shumëllojshme të tokës janë produkt i mutacioneve të rastësishme të ADN-ës! Për evolucionin problemet shumëfishohen, kur hyjmë në rrafshin biokimik… Evolucionisti: Prit pak! Në natyrë gjenden dëshmi për seleksionim natyror në natyrë. Muslimani: Mirë, çfarë dëshmish ke për këtë? Duhet të ketë ndonjë dëshmi, apo jo? A ekziston ndonjë fosil që tregon paraqitjen graduale të organizmave të rinj në të dhënat e fosileve? Nëse po, a mund të më referoni te ndonjë punim a hulumtim shkencor i tillë? Evolucionisti: Hëm... nuk jam i sigurt.5 Muslimani: Nuk ekziston asnjë fosil që tregon ndonjë formë kalimtare prej një specie në një specie tjetër. Studimet e të dhënave të fosileve, në fakt, vërtetojnë se katastrofat natyrore ishin shkak i zhdukjes së specieve. Këto katastrofa ishin të befasishme, kolosale, të përmasave të atilla që kursyen vetëm disa prej tyre. Trilobitet, të cilat ishin ambientuar plotësisht dhe në mënyrë të suksesshme në mjediset e tyre, dhe dinozaurët, të cilët dominonin tokën, ujin dhe ajrin gjatë epokës Mesozoike, u fshinë nga faqja e dheut pikërisht nga katastrofat natyrore. Në të vërtetë, speciet që u kursyen në këtë rast ishin zvarranikët më të dobët, më të vogël dhe më pak të përshtatshëm, siç janë breshkat, hardhucat dhe krokodilët!! Katastrofat natyrore siç janë vullkanet, vërshimet, zjarret, tërmetet, tufanet dhe ciklonet e ndryshme, reshjet e mëdha të shiut, uraganet dhe cunamit shkatërrojnë tërë populacionin, dhe nuk mbijetojnë vetëm se pak prej gjallesave. Bombat e prodhuara nga njeriu nuk lënë

5 Këtu përsëri shohim realitetin e të-qenit-i-mashtruar të shumë prej atyre të cilët ndjekin verbërisht teorinë e evolucionit. Pasi harxhuan shumë kohë në përpjekjet e tyre për tu paraqitur si intelektualë, racionalë, njerëz të empirizmit që mbështeten në “prova shkencore”, në fund dolën të pavetëdijshëm rreth hulumtimeve aktuale shkencore në këtë fushë! Por, ata të cilët janë të vetëdijshëm rreth këtyre hulumtimeve, mundohen me dinakëri t’i anashkalojnë dhe t’i hedhin ato prapa shpine.

Page 7: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

7 MBUROJA.net

prapa vetes vetëm se shkrumb të zi në qytetet dikur tejet të populluara, siç ishte rasti i Hiroshimës dhe i Nagasakit. Prandaj, këtu kemi të bëjmë me faktorë që janë jashtë kontrollit të specieve. Disa bimë prodhojnë kemikale të cilat i joshin insektet për t’u ushqyer me to (bimët), gjë e cila shkakton vdekjen e tyre (bimëve-sh.p.). Seleksionimi natyror nuk ndërhyn këtu për ta shpëtuar bimën. Së dyti, nëse speciet kanë evoluar gradualisht, atëherë edhe organet e tyre duhet të jenë shfaqur gradualisht. Eshtrat, puplat, brinjët e ndryshëm dhe dhëmbët janë struktura të ruajtura mirë. Përse atëherë të dhënat e fosileve nuk japin asnjë informatë se si janë shfaqur këto organe. Nuk ka asnjë shenjë të fazave të zhvillimit të ndërmjetëm në të dhënat e fosileve.6 Fosilet e zogjve të hershëm tregojnë se ata kishin pupla dhe pendla fare mirë të zhvilluara. Në të vërtetë, Kurani thotë:

óΟ s9 r& (#÷ρ t�tƒ ’ n<Î) Ì�øŠ ©Ü9 $# ;N≡t�¤‚ |¡ãΒ † Îû Èhθ y_ Ï!$ yϑ¡¡9 $# $ tΒ £ ßγ ä3 Å¡ôϑãƒ

�ω Î) ª! $# 3 ¨βÎ) ’ Îû y7 Ï9≡sŒ ;M≈ tƒUψ 5Θ öθ s)Ïj9 šχθ ãΨ ÏΒ÷σム∩∠∪

6 Douglas Dewar ishte një evolucionist i cili më vonë, gjatë studimeve të tij mbi jetën e zogjve dhe të zoologjisë, hoqi dorë nga teoria Darwiniane e evolucionit. Ai ka shkruar shumë libra kundër kësaj teorie. Në një rast, ai shkroi:

“Sipas teorisë së evolucionit, të gjitha kafshët shumëqelizore kanë prejardhje nga paraardhësit e lashtë njëqelizor, tek të cilët zor se gjejmë ndonjë organ në kuptim të ngushtë të fjalës. Tani keni parasysh numrin aq të madh të organeve dhe strukturave të cilat është dashur të kenë evoluar nga këta paraardhës pa organe; keni parasysh çdo qelizë, asht, kërci, muskul, gilcë, nerv, enë të gjakut, ganglion, qime, pendël, luspë, palcë kurrizore, kafkull, zhguall, çapua, bri, thundër, kthetër, thua, çatall, antenë dhe shtojcë të diferencuar, çdo organ të brendshëm që nga rruazat e gjakut e deri te lukthi e mëlçia. Të gjitha këto organe, sipas teorisë së evolucionit, duhet të kenë ekzistuar në një kohë në një gjendje fillestare. Tani keni parasysh me miliona kafshë e specie që supozohet të kenë qenë që të gjitha në evoluim e sipër. Sikur këto specie njëmend do të evoluonin, atëherë shumica e tyre do të duhej të shfaqnin struktura fillestare në të gjitha fazat e zhvillimit, prej bullungave të panjohshme deri të strukturat e gatshme për funksionim. Por, duket se, as edhe një e vetme prej tyre nuk ekziston.” Douglas Dewar and H.S Shelton, Is Evolution Proved? (A është dëshmuar evolucioni?) (London: Hollis and Carter, 1947), fq. 226-227.

Page 8: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

8 MBUROJA.net

“A nuk shohin ata sesi fluturojnë shpendët pa mundim në hapësirat qiellore? Ato i mban vetëm Allahu. Kjo, në të vërtetë,

është shenjë për popullin që beson.” (Kuran, 16:79).

E njëjta mund të thuhet edhe për brinjët e ndryshëm dhe dhëmbët; strukturat e tyre të hershme ishin plotësisht të formësuara dhe jo gjysmake si pasojë e të qenit në fazën e zanafillës së krijimit të tyre. Ato nuk kanë evoluar me kalimin e kohës. Kjo i shtyu disa evolucionistë të propozojnë një teori të re të quajtur “punctuated equilibrum” (evolucion me periudha të shkurtra të ndryshimit rapid) për ta shpjeguar këtë dukuri. Por, shpërthimi kambrian nuk mund të shpjegohet me këtë hipotezë pa përmendur këtu shfaqjen e organeve të reja tek llojet e njëpasnjëshme, e cila nuk është vërejtur te zvarranikët. Së fundi, çfarë do të ishte përparësia selektive e migrimit kundruall gjasave jashtëzakonisht të mëdha për gjetjen e ushqimit dhe mjeteve të jetesës? Shkencëtari i quajtur Von Bertalanffy shkruan:

“... Pavarësisht të gjitha dobive që burojnë nga gjenetika dhe teoria matematikore e seleksionimit, ende nuk po ia dal ta kuptojë përse është përparësi selektive për ngjalën e Comacchio (Komaçios) të udhëtojë me gjithë ato rreziqe deri në detin Sargasso...”7

Shumë nga krijesat e tilla kanë aftësi të qenësishme qysh me formimin e tyre, siç është për shembull kameleoni. Të gjitha gjallesat kanë kufij përtej të cilëve ato nuk mund të kalojnë, pra, potenciale të lindura e jo tipare të fituara si pasojë e ambientimit. Një argument tjetër i qartë për këtë janë bagëtitë dhe gjallesat tjera të Allahut, siç thotë Allahu në Kuran:

7 L. Von Bertalanffy, “Chance or Law” (Rastësi apo Ligj) në A.Koestler and J.R. Smythies (eds.) Beyond Reductionism (Përtej Reduksionizmit) (Londër: Radius Books, Hutchinson, 1972), fq. 65.

Page 9: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

9 MBUROJA.net

¨βÎ)uρ ö/ ä3 s9 ’ Îû ÄΝ≈ yè÷Ρ F{ $# Zο u�ö9Ïès9 ( / ä3‹É)ó¡�Σ $ £ϑÏiΒ ’ Îû $ pκÍΞθ äÜç/ ö/ ä3 s9 uρ $ pκ+ Ïù

ßì Ï�≈ uΖtΒ ×ο u�-ÏV x. $ pκ÷]ÏΒuρ tβθ è=ä.ù' s? ∩⊄⊇∪ $ pκö+ n=tãuρ ’ n?tãuρ Å7 ù=à�ø9 $# tβθ è=yϑøt éB ∩⊄⊄

“Vërtet, edhe te bagëtitë për ju ka shenja (për të medituar): ju pini atë që gjendet në barkun e tyre, hani mishin e tyre, nxirrni shumë dobi të tjera dhe udhëtoni me ato, ashtu siç udhëtoni me

anije. ” (Kuran, 23:21-22)

Allahu gjithashtu thotë:

óΟ s9 uρr& (# ÷ρt� tƒ $Ρ r& $uΖ ø)n= yz Ν ßγs9 $£ϑ ÏiΒ ôM n= Ïϑ tã !$uΖƒÏ‰ ÷ƒr& $Vϑ≈ yè÷Ρ r& ôΜßγsù $yγs9 tβθä3 Î=≈ tΒ ∩∠⊇∪

$yγ≈ oΨ ù= ©9 sŒ uρ öΝçλm; $pκ ÷]Ïϑ sù öΝ æκ â5θä. u‘ $pκ ÷] ÏΒ uρ tβθè= ä. ù' tƒ ∩∠⊄∪ öΝ çλm; uρ $pκ+ Ïù ßì Ï�≈oΨ tΒ Ü> Í‘$t± tΒ uρ ( Ÿξsùr&

šχρã� ä3 ô± o„ ∩∠⊂∪

“Vallë, a nuk e shohin ata se ndër gjërat që Duart Tona kanë krijuar për ta, janë bagëtitë që ata zotërojnë?! Ne bëmë që ato t’u

nënshtrohen atyre, kështu që disa i shalojnë e prej disave ushqehen, prej disave pinë dhe nxjerrin dobi të tjera. Vallë, si të

mos falënderojnë! (Kuran, 36: 71-73)

Allahu më tej na tregon se:

ª! $# “ Ï% ©!$# Ÿ≅ yèy_ ãΝ ä3s9 zΝ≈yè÷Ρ F{ $# (#θç7Ÿ2÷� tIÏ9 $pκ ÷] ÏΒ $pκ ÷] ÏΒ uρ šχθè= ä. ù's? ∩∠∪ öΝ ä3s9 uρ $yγ‹ Ïù

ßì Ï�≈ oΨtΒ (#θäóè= ö7 tFÏ9 uρ $pκ ö+ n= tæ Zπy_% tn ’ Îû öΝà2Í‘ρ߉ ß¹ $yγøŠ n= tæuρ ’ n?tã uρ Å7 ù= à�ø9 $# šχθè= yϑ øt éB ∩∇⊃∪

Page 10: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

10 MBUROJA.net

“Allahu është Ai që ka krijuar për ju kafshët, në mënyrë që disa prej tyre t’i shaloni e disa të tjera t’i përdorni për ushqim. Ju përfitoni prej tyre në shumë mënyra; ato ju çojnë ku të keni

nevojë, duke ju mbartur nëpër tokë siç ju mbartin anijet nëpër det.”

(Kuran, 40:79-80). Mendo pak më thellë rreth këtyre ajeteve të mrekullueshme kuranore! A gjejmë diç si “bagëti e egër”!? Bagëtitë janë krijuar për dobi të njerëzve dhe pikërisht ekzistenca e tyre, përdorimi dhe shfrytëzimi i tyre shkon në dobi tonë. A nuk ke menduar për këtë!? Evolucionisti: Por, një zog që është gjetur, hallkë e humbur, kishte disa tipare të zvarranikëve, kishte bisht të gjatë, sqep dhëmbëzor, kthetra në paragjymtyrët e mbuluara me pupla dhe tipare tjera. Muslimani: Çfarë ishte ky zog? Si quhej? Evolucionisti: Tani nuk po më kujtohet emri i tij. Muslimani: Mos bëhet fjalë për archaeopteryx? Evolucionisti: Po, më duket se ky është ai zog. Muslimani: Atëherë të shohim se ç’u bë me të. A e dini se kjo dëshmi e evolucionit është hedhur poshtë më vonë? Evolucionisti: Ashtu? Muslimani: Fosili i këtij zogu (archaeopteryx- një zog i zhdukur primitiv i epokës Mesozoike, me karakteristika të hardhucës -sh.p.) është gjetur pas publikimit të parë të "Origjinës së Specieve" të Darwinit. Shumë njerëz ishin të etur për të gjetur dëshmi që do t’i mbështesnin propozimet e tij. Fosilet e këtij zogu janë gjetur në shkëmbinjtë e njëjtë ku janë gjetur edhe ato të dinozaurëve të zhdukur. Kjo bëri që ata të besojnë se archaeopteryx kishte evoluar nga zvarranikët dhe si i tillë paraqiste formën kalimtare të evolucionit. Zbulimet e fundit

Page 11: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

11 MBUROJA.net

kanë treguar se edhe disa zogj modern kanë të ashtuquajtura “tipare zvarranikësh”, siç janë vërejtur edhe tek archaeopteryx, të cilat i përmendët më herët. Struci, hoacini i Amerikës Jugore (opisthocomus hoazin- zogu kutërbues me kreshtë mbi kokë, të vegjlit e të cilit kanë kthetra në rrathët e parë dhe të dytë të krahëve-sh.p.), dhe turako i Afrikës (zog i madh me kreshtë dhe pupla me ngjyra të ndezura i familjes musophagidae-sh.p.) janë shembuj të këtij lloji. Sa i përket asaj se bishti i gjatë paraqet tipare zvarranikësh, edhe pterodactyl (një zvarranik i zhdukur fluturak i rendit Pterosauria i epokës së fundit Mesozoike-sh.p.) kishte bisht të shkurtër, por ai, prapëseprapë, klasifikohet si “zvarranik”8. Veç kësaj, ende nuk kemi fosile që tregojnë se feçka ka evoluar në sqep! Apo fosile që tregojnë se si është zmadhuar truri, si kanë evoluar pendlat, si janë zhvilluar krahët

8 Dewar thotë:

“Archaeopteryx është zog, siç e kanë pranuar edhe Dames dhe Deperet. Pendlat e tij tregojnë se ky zog i përket shpezëve gjaknxehta. Ai ishte klasifikuar si zog jofluturak…” (Dewar, op. cit., fq. 110).

Në vitin 1982, Brian Leith duke vijuar këtë kontekst shprehej: “Kohëve të fundit ka qarkulluar lajmi se është gjetur fosili i vërtetë i një zogu që kishte jetuar para Archaeopteryx-it. Kështu, siç po shihet, një fosil i vetëm mund ta shembë tërë tregimin që është thurur gabimisht; tregim ky i cili është thurur për të shpjeguar se si një lloj evoluon në llojin tjetër. Tani shumë kladistë (mbështetës të një sistemi të bazuar në marrëdhëniet filogjenetike dhe në historinë evolutive të grupeve të organizmave) i ka kapluar një dyshim i përgjithshëm ndaj “tregimeve” evolucionare.” Shih: Brian Leith, The Descent of Darwin (Tatëpjeta e Darwinit) (Londër: Collins, 1982), fq. 102.

Arthur Koestler thotë: “Po aq e ftohtë është edhe ideja se disa zvarranikë të lashtë janë kthyer në zogj nëpërmjet ndryshimeve të njëpasnjëshme, të shkaktuara nga mutacionet aksidentale të cilat kanë pasur efekt mbi organet e ndryshme. Në fakt, dikush i sheh mornicat e patës thjesht si një numër rrotëzash të ruletit Monod, të cilat duhen lënë vazhdimisht të rrotullohen për të prodhuar transformime të njëkohshme të luspave në pendla, të eshtrave solid në zgavra, degëzime të qeskave të ajrit në pjesë të ndryshme të trupit, zhvillimi, e kështu me radhë. Ky rimodelim i strukturave trupore shoqërohet me ndryshime bazike në sistemin e brendshëm, përfshirë këtu edhe jashtëqitjen. Zogjtë nuk jashtëqitin! Në vend se t’i hollojnë mbeturinat e tyre nitrogjenike me ujë i cili paraqet një ngarkesë të panevojshme, ata i jashtëqitin ato nga veshkat në një gjendje gjysmë solide nëpërmjet kloakës (një kavitet i përbashkët i trakteve urinare, intestinale dhe gjenitale që hasen tek disa zvarranikë, peshq, zogj, dhe disa gjitarë primitivë-sh.p.). Pastaj kemi dhe çështjen e vockël të tranzicionit të “rastësishëm” prej gjendjes gjakftohtë në atë gjaknxehtë. Nuk ka mbarim të kushteve specifike që duhej plotësuar për ta bërë zvarranikun tonë të fluturonte apo konstruktuar syrin me tipare të kamerës nga një softwear i gjallë.” Shih: Arthur Koestler, Janus- A Summing Up (Janus- Një Përmbledhje) (Londër: Hutchinson, 1978), fq. 175.

Page 12: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

12 MBUROJA.net

dhe muskujt dhe në çfarë mase shpezët gjaknxehta kanë evoluar nga zvarranikët gjakftohtë. Në fakt, të qenit e archaeopteryx si formë kalimtare tashmë është hedhur poshtë.9 Evolucionisti: Por, natyra shkon kundër tipareve të papërshtatshme. Kjo shihet, për shembull, përmes mutacioneve të rastësishme. Muslimani: Thumbimi i bletës është fatal për bletën, por bletët kanë mbijetuar dhe bashkë me to dhe ky tipar fatal. Pra, ky tipar nuk është përjashtuar përmes seleksionimit natyror. Evolucionisti: Mënyra se si funksionon seleksionimi natyror i bën anëtarët e një specieje të jenë në rivalitet me anëtarët tjerë të së njëjtës specie, e pastaj kjo specie të jetë në rivalitet me speciet tjera. Për shembull, kafsha që vrapon më shpejtë për t’i ikur ndjekësit të saj apo ajo e cila ka mbijetuar në saje të përleshjes më efikase apo që ka mbijetuar në ndonjë mënyrë tjetër relevante, do të ketë më tepër gjasa të mbijetojë sesa rivalja e saj, dhe kështu prapa vetes lë pasardhës që bartin gjenet të cilat e kanë sjellë këtë avantazh. Si ilustrim kemi shembullin e ujqve kur gjuajnë drerët; ujku më i shpejtë, mbyt drerin dhe e ha mishin e tij. Muslimani: Megjithatë, ky argument ka të meta, sepse ujqit gjuajnë duke qenë në tufë e pastaj ndajnë mishin e gjahut mes

9 Dr. David Raup, paleontologu nga Field Museum of Natural History of Chicago (Muzeu Fushor i Historisë Natyrore të Çikagos) shpalos këtë:

“Darwini u zu ngushtë nga të dhënat e fosileve, sepse ato nuk shpërfaqnin atë që ai e kishte paraparë. Speciet e ndryshme zakonisht ishin shfaqur dhe zhdukur nga të dhënat, pa treguar tranzicionet e sugjeruara nga ai. Tani jemi 100 vite pas Darwinit, kurse njohuritë rreth fosileve janë zgjeruar bukur shumë. Tani kemi një çerek milioni fosile të specieve, por gjendja nuk ka ndryshuar edhe aq. Tani kemi ca shembuj më shumë të tranzicioneve evolucionare sesa që kishim në kohën e Darwinit. Me këtë dua të them se disa raste të ndryshimeve Darwiniane në të dhënat e fosileve, siç ishte rasti i evolucionit të kalit në Amerikën Veriore, është dashur të hidheshin poshtë apo të modifikoheshin si rezultat i njohurive më të detajuara.” (Në Field Museum of

Natural History Bulletin (Buletini i Muzeut Fushor të Historisë Natyrore) (nr. 50), fq. 22-29).

Dr. David B. Kitts thotë: “Evolucioni kërkon forma të ndërmjetme midis specieve, kurse paleontologjia nuk i ofron ato.” (Evolution (Evolucioni)) (nr. 28), fq. 476).

Page 13: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

13 MBUROJA.net

tyre! Konrad Lorenz tregonte se peshqit e llojeve të ndryshme do të ushqeheshin mbi shpinën e korales duke qenë fare pranë njëri-tjetrit, por pa u përleshur.10 Disa studime madje thonë se ka bashkëpunim dhe ndihmë reciproke mes bimëve dhe shtazëve, dhe mes specieve të ndryshme të shtazëve të llojllojshme, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Reciprociteti, bashkësia dhe parazitizmi janë disa nga mënyrat me të cilat organizmat varen nga njëri-tjetrit. Bashkësitë stabile qëndrojnë të tilla për shkak të varësisë së ndërsjellët mes anëtarëve të tyre. Brenda grupeve të larmishme të insekteve (bletëve, milingonave, grenzave, etj.) gjejmë organizime në bashkësi, ku secili individ kryen detyrat e tij/saj të ndryshme. Mënyra e tyre e jetesës si dhe ekzistenca e tyre është përsosmërisht e lidhur me natyrën e veçantë të organizmit të tyre. Ato kanë mbijetuar në saje të ndërvarësisë së tyre. Midis zogjve të tufës së njëjtë, gjitarëve (kopeve) dhe grupeve të peshqve vërejmë sjellje të njëjtë me anë të të cilave përfiton e tërë bashkësia; i forti e mbron të dobëtin dhe më të pafuqishmin, sikurse është e njohur edhe te shumë populacione të gjitarëve. Mutacionet e rastësishme nuk mund të prodhojnë bashkësi të integruara siç i shohim ato në mbretërinë e kafshëve dhe në ekuilibrin e eko-sistemit, të cilat janë të organizuara dhe të dizajnuara diametralisht në kundërshti me rastësinë. Ky argument ka edhe defekte tjera sa i përket seleksionimit të aftësive më të mira siç propozuat ju. Evolucionisti: Si për shembull? Muslimani: Bretkosat dallojnë nga njeriu për nga aftësitë e tyre për të jetuar në ujë dhe në tokë. Zogjtë dallojnë nga njeriu për nga aftësitë e tyre për të fluturuar dhe ndërruar drejtimin në mënyrë rapide, pa ndihmën e ndonjë makine. Hunda e qenit është shumë më e ndjeshme sesa ajo e njeriut. A do të thotë kjo se hunda e qenit është më e avancuar se ajo e njeriut? Sytë e deveve, të kuajve dhe të gomarëve shohin mirë si ditën, ashtu edhe natën. Në anën tjetër, sytë e njeriut nuk mund të shohin në terr. Sytë e shqiponjës shohin shumë më larg sesa ata të njeriut. A mund të thuhet se shqiponjat janë më të avancuara se njeriu?

10 On Aggression (Në Agresion).

Page 14: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

14 MBUROJA.net

Evolucionisti: Mirë. Muslimani: Më pas kemi kafshët që nuk kanë aftësi për t’i dalluar ngjyrat; shumica e gjitarëve nuk mund t’i dallojnë ngjyrat. Qenët janë shembull tipik i kësaj, si dhe disa shtazë tjera, prandaj teoria e evolucionit nuk arrin ta shpjegojë dot përse kafshët (gjallesat) që supozohet të jenë më të ulëta në “shkallën evolucionare”, siç janë disa peshqit (troftat, levrekët, barbunët, harengat), bretkosat, breshkat dhe hardhucat, kanë aftësi për t’i dalluar ngjyrat. Çfarë kishte ndodhur me këto gjallesa? Kishin evoluar, apo degjeneruar? Evolucionisti: Mirëpo, erdh Darwini dhe i sqaroi shumë gjëra. Muslimani: Ama, në atë kohë Darwini nuk kishte njohuri rreth gjeneve dhe biologjisë molekulare. Në realitet, njerëzit asokohe nuk dinin se çfarë po ndodhte në brendi të qelizës që, si rrjedhojë, do të sillte në jetë shumë procese. Prandaj, kur shikojmë nivelin e tanishëm, ku duhet të ndodhnin ndryshimet më të rëndësishme, evolucioni na del të jetë një legjendë që s’kapërdihet. Evolucionisti: Seriozisht e ke? Evolucioni ndodh dhe ky është fakt! Muslimani: Këtu e kam fjalën për evolucionin ku speciet shndërrohen në specie tjera, e jo për mikro-evolucionin me anë të të cilit speciet pësojnë variacione të vogla në organet/trupat e tyre. Islami nuk ka problem me këtë, por e kundërshton idenë se një specie evoluon në një specie tjetër. Kur shkencëtarët thonë që evolucioni është një fakt i provuar, më shumti që mund të pranojnë është se ky fakt vlen për mikro-evolucionin, jo për makro evolucionin. Shumë libra shkencorë zakonisht përshkruajnë procesin e mikro-evolucionit ku asgjë e re nuk është krijuar, por ka një theksim të një tipari që ka ekzistuar edhe më parë. Kjo mbështet me prova, kurse sa i përket asaj se një amebe zhvillohet gradualisht duke kaluar prej një forme në formë tjetër për të krijuar diversitetin e jetës, kjo tezë s'mund të mbrohet dhe është statistikisht e pamundur, siç do ta shohim këtë kur të zbarkojmë në nivelin biokimik, ku bash asgjë nuk e

Page 15: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

15 MBUROJA.net

mbështet teorinë e evolucionit! A i keni lexuar punimet e Michael Denton? Evolucionisti: Jo, por kam dëgjuar për të.11 Muslimani: Ai është një biolog molekular, i cili vërejti se:

“Tani qartësisht është dëshmuar se struktura e diversitetit në nivel molekular përputhet me sistemin tejet të rregulluar hierarkik. Secila klasë në nivel molekular është unike, e izoluar dhe e palidhur me ndërmjetësues. Kështu, molekulat, ashtu si fosilet, nuk sigurojnë asnjë provë për elemente të ndërmjetme aq shumë të dëshiruara nga biologjia evolucioniste… Ka një çik dyshimi se, sikur këto dëshmi molekulare të kishin qenë në dispozicion një shekull më parë, ato do ishin gllabëruar nga kundërshtarët e teorisë së evolucionit siç janë Agassiz dhe Owen; ideja e evolucionit organik nuk do të ishte pranuar kurrë.”12

Pra, dëshmitë e nivelit biokimik e rrëzojnë evolucionin. Evolucionisti: Në cilin aspekt e keni fjalën? Muslimani: Pas vitit 1950, kur shkenca morri hov, përparoi edhe biologjia molekulare, duke ekzaminuar pikënisjen e jetës dhe duke zbuluar mekanizmat molekular brenda trupave tonë, siç thuhet në Kuran:

öΝ ßϑôÊ$# uρ x8 y‰ tƒ 4’ n< Î) y7 Ïm$uΖ y_ ólã� øƒ rB u!$ŸÒø‹ t/ ô ÏΒ Î� ö- xî >þθß™ ºπtƒ# u 3“ t� ÷z é& ∩⊄⊄∪

11 Këtu, ai që thotë se ndjek teorinë e evolucionit Darwinian dhe është i bindur se është e vërtetë, është i pavetëdijshëm ndaj dëshmive që ngrihen kundër kësaj teorie dhe studimeve të thella që i sillen para hundëve. 12 Michael Denton, Evolution- A Theory in Crisis (Evolucioni- Një Teori në Krizë) (Londër: Burnett, Books, Ltd, 1985), fq. 290-291.

Page 16: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

16 MBUROJA.net

“Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje, po edhe në vetët tuaja. A nuk e shihni vallë?”

(Kuran, 51:20-21) Pas Luftës së Dytë Botërore, avancohet mikroskopi elektronik, më parë i zbuluar nga J.J. Thomson. Tani, qelizat më nuk dukeshin të thjeshta siç ishte menduar në shekullin XIX. Zbulimet shpërfaqnin struktura komplekse të saj. Këto zbulime vënë në pikëpyetje një pjesë goxha të madhe të teorisë së Darwinit, i cili e shihte qelizën si një organizëm të thjeshtë bosh.13 Evolucionisti: Me këtë ju po propozoni kreacionizmin (se jeta është krijuar nga një Zot)? Muslimani: Ne nuk e pranojmë këtë term. Ky term nuk është i zbatueshëm në rastin e muslimanëve. Një term i tillë përdoret në kontekst të atyre që e pasojnë Biblën fjalëpërfjalshëm dhe besojnë se toka është e vjetër vetëm gjashtë mijë vjet, pra, sipas Biblës. Pasi muslimanët nuk i mbështesin dëshmitë e tyre në Bibël, atëherë nuk mundeni të zbatoni emërtimin “kreacionizëm” në rastin tonë. Ne besojmë në Krijuesin dhe besojmë se jemi të krijuar, e sa i përket termit “kreacionizëm” dhe manifestimit aktual të tij të bazuar në të krishterët ungjillorë, neve muslimanëve nuk duhet ngatërruar me ta assesi. Ne muslimanët nuk kemi problem të besojmë se universi është i vjetër miliarda vjet, siç argumentojnë fizikanët. Për shkak të disa ekstremistëve ungjillorë, me të cilët ballafaqohen evolucionistët, sidomos në bastionet e ungjillorëve në SHBA, ju, duke u munduar të mbroheni prej tyre, i futni Islamin dhe muslimanët14 në një thes me ta.

13 Pra, pohimi se evolucionistët e mbështesin teorinë e tyre në shkencë dhe prova shkencore, në fakt, nuk është i vërtetë. Kjo, për shkak se shpjegimet evolucionare rreth origjinës së funksioneve nuk përkojnë me shkencën bashkëkohore dhe ende janë të rrënjosura në kontekstin e kohës së Darwinit, pra, në shekullin e nëntëmbëdhjetë. 14 Kjo është e vërtetë për shkak se ungjillorët e flaktë amerikanë janë aq ekstremë në pasimin e fjalëpërfjalshëm të Biblës joautentike dhe të shtrembëruar, saqë në disa raste shkojnë kundër çdo progresi! Si rezultat i kësaj, evolucionistët e regjur Darwinian kalojnë në ekstremin tjetër duke i sfiduar ata, duke sjell kështu komente ekstreme të cilat janë shumë larg nga sjellja “racionale” të cilën ata thonë se e kanë. Prandaj, myslimanëve nuk bën stampuar damkën e quajtur “kreacionizëm”, i cili

Page 17: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

17 MBUROJA.net

Evolucionisti: Por, a nuk besoni ju muslimanët se universi është krijuar për gjashtë ditë? Ky besim është i njëjtë me atë të kreacionistëve. Muslimani: A e keni lexuar Kuranin? Evolucionisti: Jo, jo siç do duhej. Muslimani: Prandaj nuk jeni në pozitë të volitshme ta dini këtë, sepse nuk e keni lexuar Kuranin! Evolucionisti: Po, ashtu është, e pranoj. Muslimani: Në Kuran përmendet krijimi i universit. Por, dihet mirë nga Kurani se “një ditë” nuk do të thotë vetëm 24 orë, pra, dita këtu ka kuptimin pikërisht të “një periudhe kohore”. Muslimanët gjithashtu besojnë në Ditën e Gjykimit, e kjo ditë nuk d.t.th. të jetë patjetër 24 orë!∗ T’i kthehemi tani qelizës. Evolucionisti: Në rregull. Muslimani: Biokimia e shtyu teorinë e Darwinit në qorrsokak, dhe zbulimet e kompleksitetit të strukturave organike nënqelizore sollën një pyetje: Si kanë arritur të evoluojnë të gjitha këto? Kurani shtron këtë pyetje:

÷Π r& (#θà) Î= äz ô ÏΒ Î�ö- xî >ó x« ÷Π r& ãΝ èδ šχθà) Î=≈y‚ø9 $# ∩⊂∈∪

s’është gjë tjetër pos një fenomen i ungjillorëve krishterë anglo-amerikanë. Përpjekjet e të dyja palëve për ta bindur njëra-tjetrën janë të tepruara, duke u orvatur kështu ta paraqesin shkencën dhe religjionin si dy botë të kundërta, ku të dyja e përjashtojnë njëra-tjetrën në mënyrë të ndërsjellë. ∗ Këtë koncept më tej e sqarojnë edhe shumë hadithe tjera autentike të Pejgamberit, alejhi selatu ue selem; ndër ta është edhe hadithi ku përmendet dënimi i mosdhënësve të zekatit:“Kështu vazhdon deri sa Allahu të gjykoje mes robërve të Tij, në një ditë (jeum) e cila zgjatë pesëdhjetëmijë vite…” (E shënon Muslimi në Sahih nga hadithi i Ebu Hurejrës (radiaAllahu anhu), Kapitulli i zekatit, nënkapitulli: ‘Mëkati për atë që nuk e nxjerr zekatin’, hadithi nr. 2287, vëll.7, fq. 67. Botimi i Komentit të Sahih El

Muslim nga shtëpia botuese Daru El Mearif, Bejrut, Liban, botimi i 6, 1420 H-1999 e.r.). Dijetari i madh islamik, Shejh Nasirudin el-Albani (rahimullah) e vlerëson si autentik këtë hadtih, shih Es silsile Es sahiha, vëll. 6, fq. 766 (sh.p.).

Page 18: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

18 MBUROJA.net

“A mos vallë ata janë krijuar nga hiçi, apo mos janë ata krijues të vetvetes?!

(Kuran, 52:35). T’i hedhim tani një shikim shembujve të sistemit biokimik e të reflektojmë pak rreth tyre. Evolucionisti: Para se ta bëjmë këtë, sipas Darwinit, evolucioni arrin t’i shpjegojë strukturat komplekse që do të zhvilloheshin, nëse gjeneratat e organizmave dalëngadalë akumulojnë ndryshimet e dobishme gjatë një procesi gradual. Muslimani: Por, Darwini e dinte se, nëse në një gjeneratë do të gjendej ndonjë organ kompleks siç është syri, i cili shfaqet papritmas, kjo do të sillte probleme. Në të vërtetë, nuk ka dëshmi se syri i njeriut ka evoluar gradualisht, pasi që shumë tipare të tij të sofistikuara janë të pavarura. Pas gjithë kësaj, Darwinit iu desh t’i bindte njerëzit se organet komplekse kanë evoluar nga një proces gradual. E vërteta është se Darwini nuk u përpoq ta zbulonte procesin e vërtetë, i cili do ta sqaronte se si e ka bërë evolucioni syrin. Krejt çfarë ai bëri ishte të drejtonte gishtin kah kafshët e kohës sonë, të cilat kanë sy të ndryshëm (prej atyre të thjeshtë deri te ata më kompleks) e të thotë se evolucioni i syrit të njeriut, ndoshta, kishte evoluar nga organet e ngjashme. Ky argument i Darwinit mund të parafrazohet kështu: Ani pse njerëzit kanë sy kompleksë me tipare të kamerave, shumë kafshë ia dalin mbanë edhe me më pak se kjo. Disa krijesa të imëta kanë vetëm një grup të thjeshtë të qelizave të pigmentuara, jo më shumë se një pikë sensitive ndaj dritës. Por, ky rregullim i thjeshtë nuk konsiderohet imazh (të parë), por një përshtypje e dritës dhe e errësirës, dhe plotësim i nevojave të krijesës. Michael Behe parashtron këtë:

“Duke përdorur këtë argumentim, Darwini arriti t’i bindte shumë lexues të tij se shtegu evolucionar shpie prej pikës më të thjeshtë sensitive deri te syri i sofistikuar i njeriut me tipare të kamerës. Por, pyetja se si ka filluar të parit mbetet pa përgjigje. Darwini ia mbushi mendjen pothuajse tërë botës se syri modern kishte evoluar nga një strukturë e thjeshtë, por ai as që u

Page 19: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

19 MBUROJA.net

mundua ta sqaronte pikënisjen e saj - pikës sensitive ndaj dritës. Përkundrazi, Darwini huqi pyetjen rreth origjinës themelore të syrit: “Si u bë nervi i ndjeshëm ndaj dritës na intereson thuajse më shumë se si ka filluar vetë jeta.”15 Por, ai kishte një arsye të shkëlqyeshme për t’i ikur kësaj pyetjeje: e kjo ishte diçka që shkonte krejtësisht përtej shkencës së shekullit nëntëmbëdhjetë. Pyetja se si funksionon syri - çfarë ndodhë kur fotoni bie në kontakt të parë me retinën - në atë kohë thjesht nuk kishte përgjigje. Faktikisht, asnjë pyetjes rreth mekanizmave të jetës nuk mund t’i jepej përgjigje. Si e shkaktojnë lëvizjen muskujt e kafshëve? Si funksionon fotosinteza? Si nxirret energjia nga ushqimi? Si e lufton organizmi infeksionin? Askush nuk i dinte këto.”16

Prandaj, gabimi i shkencëtarëve që plasonin punimet e tyre në shekullin e nëntëmbëdhjetë, atyre shkencëtarëve që ju thoni se i pasoni, ishte se ata nuk mund t’i shihnin apo t’i ekzaminonin organizmat biokimikë e molekularë, nuk kishin qasje në to, ata thjesht përdoren të njëjtin shabllon duke i konsideruar të gjitha si “të thjeshta”. Koha dëshmoi se teoria e tij nuk ia del dot t’i shpjegojë strukturat molekulare. Darwini e dinte se teoria e tij mbi evolucionin gradual nga seleksionimi natyror është e paqëndrueshme, bile edhe ai thoshte: “Nëse mund të provohet se ndonjë organ kompleks ka ekzistuar dhe nuk është formuar

15 Charles Darwin, Origin of Species (Origjina e Specieve), botim i 6 (New York: New York University Press, 1988), fq. 151. 16 Michael Behe, Darwin’s Black Box - The Biochemical Challenge to Evolution (Kutia e Zezë e Darwin-it – Sfida Biokimike e Evolucionit) (New York: Simon and Schuster, 1996), fq. 18. Në këtë libër të vlerësuar lartë, autori, profesor i biokimisë pranë Leigh

University, e shpartallon në tërësi teorinë e evolucionit Darwinian duke treguar qartë se ajo është një teori e stërvjetëruar për ta shpjeguar kompleksitetin e jetës në nivel biokimik. Behe gjithashtu tërheq vëmendjen se, megjithëse disa evolucionistë flasin për “prova”, asnjëherë nuk janë bërë studime shkencore për të provuar se si një sistem kompleks i pareduktueshëm në trupin e njeriut mund të ketë ardhur në ekzistencë nëpërmjet teorisë së stërvjetruar dhe të prapambetur të Darwinit. Ky libër vije në përfundim se prapa gjithë kësaj duhet të ketë patjetër një Krijues dhe Projektues.

Page 20: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

20 MBUROJA.net

në asnjë mënyrë nga një mori modifikimesh të lehta të njëpasnjëshme, atëherë teoria ime do të shembej tërësisht.”17 Evolucionisti: Mirëpo... Muslimani: Madje, edhe në shekullin e nëntëmbëdhjetë, shumë shkencëtarë kishin vërejtur defektet e teorisë së Darwinit. Në vitin 1871, Mivart shprehej:

“Çfarë e kundërshton atë (Darvinizmin) mund të përmblidhet si vijon: “Seleksionimi Natyror” është i paaftë të japë shpjegim të pranueshëm për fazat fillestare të strukturave të dobishme. Kjo nuk është në harmoni me bashkekzistencën e strukturave të përafërta të origjinës shumëllojshe. Ka arsye për të menduar se dallimet specifike janë zhvilluar papritmas e jo gradualisht...se mungojnë disa fosile të formave kalimtare, të cilat priteshin të jenë prezente...dhe se ekzistojnë edhe shumë fenomene të mrekullueshme në format organike të cilat nuk i ndriçon dot “Seleksionimi Natyror””.18

Evolucionisti: Por, Richard Dawkins19 thotë se brumbulli bombardues nuk është dëshmi e “krijimit” të cilin po e promovoni ju.

17 Darwin, op. cit., fq. 154. 18 Shën George Mivart, On the Genesis of Species (Mbi Gjenezën e Specieve) (Londër: Macmillan and Co., 1871), fq. 21. 19 Ky është një evolucionist fanatik, pasues i verbër i “imamit” të tij Charles Darwin. Richard Dawkins është Kryetar i Katedrës të Public Understanding of Science pranë Oxford University , dhe autor i një numri të librave siç janë The Blind Watchmaker (Orëbërësi i Verbër), The Selfish Gene (Gjeni Vetjak), The God Delusion (Mashtrimi Zot), dhe autor i punimeve të ndryshme. Ky njeri shquhet për përkrahjen e tij të flaktë ndaj teorisë së evolucionit Darwinian; disa prej ideve të tij do të përgënjeshtrohen në këtë material. Karakteristikë tjetër e këtij njeriu është se ai e përkrahë verbërisht Darwinin duke qenë i bindur se evolucioni mbështetet në “prova të qarta”, mirëpo ky material (Dialogu me Evolucionistin-sh.p.), në fakt, dëshmon se e kundërta është e vërtetë. Më 9 prill, 1989 (fq. 34) ai shkruante për New York Times se, kushdo që e mohon evolucionin, është “ose injorant, ose torollak, ose i çmendur, ose i poshtër, por unë nuk do ta konsideroja ashtu.” Pra, këtu vihen në pah të ashtuquajturat “racionalitet” dhe “tolerancë” të cilat ky dhe grupi i tij pohojnë të jenë rezultat logjik për ta pranuar teorinë e evolucionit!? Me këtë sjellje, ky njeri tregon se është një partizan i njëanshëm i shkollës së mendimit Darwinian, një njeri i prirë për polemika të pagdhendura dhe

Page 21: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

21 MBUROJA.net

Muslimani: Me të vërtetë!? Evolucionisti: Ai e përgënjeshtron Francis Hitching, i cili përpiqet ta përdorë shembullin e brumbullit për të dëshmuar se ai (brumbulli) është i krijuar. Hitching në librin e tij “Neck of the

Giraffe” (Qafa e Gjirafës) mundohet ta hedhë poshtë teorinë e Darwinit:

“Brumbulli bombardues çurgon në fytyrën e armikut një përzierje vdekjeprurëse të hidrokininës me peroksid hidrogjeni. Kur këto dy substanca përzihen, shpërthejnë në kuptim të plotë të fjalës. Në mënyrë që këto dy substanca kimike t’i deponojë në trupin e tij, brumbulli bombardues ka zhvilluar një inhibitor kimik për t’i bërë ato të padëmshme. Në momentin kur brumbulli çurgon lëngun jashtë bishtit të tij, aty shtohet një anti-inhibitor për ta bërë përzierjen përsëri shpërthyese. Zinxhiri i ngjarjeve që kanë shpënë në evolucion të një procesi aq të koordinuar, kompleks

të ulëta (Dawkins, në një dokumentar me titull ‘Expelled- No Intelligence Allowed’ (I përjashtuar- nuk lejohet dizajni inteligjent), i realizuar nga Benjamin Jeremy Stein (Ben Stein), ish fjalim-shkruesi i ish presidentëve të Amerikës, Richard Nixon dhe Gerald Ford, megjithatë e pranon se njerëzit janë të krijuar, por jo nga Allahu, Krijuesi i qiejve dhe tokës, por nga jashtëtokësorët të cilët, sipas bindjeve të tija fantastiko-shkencore, mbollën në tokë farën e jetës dhe nga kjo evoluuan gjallesat në tokë- sh.p). Si shkak i kësaj, një numër i ateistëve i refuzuan argumentet e tij, madje disa ateistë thanë se metodat e Dawkins veçse i inkurajojnë njerëzit që edhe më shumë të besojnë në Krijuesin! Pra, edhe ateistët e tij ia hedhin për fytyre metodologjinë dhe besimin e tij! Në fakt, Michael Ruso, filozof Darwinian thotë: “Dawkins dhe Dennet janë me të vërtetë të rrezikshëm, si në aspektin moral ashtu edhe në atë legal.” (Madeleine Bunting, ‘Why the Intelligent design lobby thanks God for Richard Dawkins’ (Pse lobi i Dizajnit Inteligjent po e falënderon Zotin për Richard Dawkins) në The London

Guardian, e hënë, 27 mars, 2006 e.r.). Veç kësaj, Richard Dawkins ka formuar dhe afruar pranë vetes shumë grupime të cilat e pasojnë atë verbërisht. Sado që Dawkins në shumë raste përdorë metoda të sofistikuara të argumentimit, në realitet, ai as që prek çështjet kryesore, as që u jap përgjigje pyetjeve thelbësore. Në fakt, ai bën tejthjeshtëzime në mënyrë që t’i mashtrojë lexuesit e tij dhe t’i bëjë ata të mendojnë se evolucioni mund të shpjegohet shumë lehtë, kurse realiteti është se në rrafshin biokimik evolucioni nuk sjellë shpjegime të mjaftueshme. Si rezultati i kësaj, disa shkencëtarë tjerë u detyruan ta pranonin se shpjegimi i tanishëm racional është se ekziston një Krijues dhe Shpikës i Gjithëdijshëm. Gjithashtu, pohimet e Dawkins se teoria e evolucionit çon patjetër në ateizëm janë të paqëndrueshme, sepse shumë prej atyre që pasojnë teorinë e evolucionit megjithatë besojnë në Krijuesin! Ose ka njerëz që besojnë se ka prova për mikro-evolucionin në shkallë të vogël dhe kështu lënë pak hapësirë edhe për evolucionin.

Page 22: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

22 MBUROJA.net

dhe delikat, është përtej shpjegimeve biologjike që bazohen thjesht në një proces që ka ngjarë hap pas hapi. Vetëm një ndryshim i vogël në balancimin kimik do të linte menjëherë pasoja në llojin e brumbujve shpërthyes.”20

Ky ishte qëndrimi i Hitching, kurse Dawkins i përgjigjet kështu:

“Një koleg biokimist më dha një shishe me peroksid hidrogjeni dhe një sasi të hidrokininës që do të mjaftonte për 50 brumbuj bombardues. Unë jam gati t’i përziej këto dy substanca. Sipas (Hitching), ato do të shpërthenin në fytyrën time. Ja, e bëra...dhe ende jam gjallë. Unë e derdha peroksidin e hidrogjenit mbi hidrokininën dhe nuk ndodhi absolutisht asgjë. Unë madje nuk ndjeva as nxehtësinë e tyre...thënia se “kur këto dy kemikale përzihen, shpërthejnë në kuptim të plotë të fjalës,” është thjeshtë e pavërtetë, ndonëse një thënie e tillë përsëritet me të madhe në literaturën kreacioniste. Por, nëse jeni kureshtar të dini se çfarë ndodh me brumbullin bombardues, meqë ra fjala, atëherë këtë do ta përmblidhnim kështu: Është e vërtetë se brumbulli çurgon lëngun përvëlues, që është një përzierje e peroksid hidrogjenit me hidrokininë, në fytyrat e armiqve të tij. Por, peroksid hidrogjeni dhe hidrokinina nuk reagojnë vrullshëm pos nëse i shtohet një katalizator. Kjo është çfarë bën brumbulli bombardues. Sa i përket pararendësve evolucionarë në sistem, që të dy, peroksid hidrogjeni dhe llojet e ndryshme të kininave, përdoren për qëllime të ndryshme në kiminë e organizmit. Paraardhësit e brumbullit bombardues thjesht kishin shkelur mbi substanca të ndryshme kimike që rastisën të jenë andej-pari. Kështu, pra, funksionon evolucioni.”21

20 Francis Hitching, The Neck of a Giraffe (Qafa e Gjirafës) (Londër: Pan, 1985), fq. 68. 21 Richard Dawkins, The Blind Watchmaker (Orëbërësi i Verbër) (Londër: W.W Norton, 1985), fq. 86-87.

Page 23: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

23 MBUROJA.net

Ja, pra, ky është shembulli i evolucionit! Muslimani: Mirë, t’i analizojmë me kujdes fjalët e tij. Nuk duhet reaguar me emocione. Megjithëse Dawkins e mposht Hitchingun me këtë shembull, shpjegimet e tij mbi evoluimin e sistemit mbështeten në idenë se elementet e sistemit “rastisën të jenë andej-pari.” Por, Dawkins nuk dha kurrfarë shpjegimi se si peroksid hidrogjeni dhe kinina u sekretuan së bashku në sasi të mëdha në një dhomëz që është e lidhur nëpërmjet një tubi me dhomëzën e dytë, e cila përmban enzime të domosdoshme për gufimin e vrullshëm të substancave kimike!22 Ende mbetemi te pyetja kryesore, si ka arritur të zhvillohet gradualisht sistemi kompleks biokimik? Problemi tjetër i debatit mes Dawkins dhe Hitchings është se që të dy mundohen ta mposhtin njëri-tjetrin; njëri sjell fakte të gabuara e tjetri vetëm i korrigjon ato. Edhe këtu mbetemi pa përgjigje në pyetjen se cilat janë fazat e evolucionit të brumbullit dhe si i sqaron ato evolucioni i Darwinit? Dawkins nuk dha asnjë dëshmi se si mund të ketë ndodhur kjo. Evolucionisti: A ka ndonjë lloj të sistemit biologjik që ju mund të ma tregonit, i cili nuk është formuar “nga një mori modifikimesh të lehta të njëpasnjëshme” siç argumentonte Darwini?23 22 Behe, op. cit. fq. 34. 23 Tërë kjo retorikë s’është gjë tjetër pos hamendje dhe spekulim i pastër. Teoria e evolucionit është ngulitur në pararendësit konceptual, por jo edhe në ata fizikë dhe realë. Michael Behe thotë: “Për ta qartësuar këtë pikë, keni parasysh këtë rreshtim: skejtbord, vagon lodër, biçikletë, motoçikletë, automobil, aeroplan, avion luftarak, anije kozmike. Kjo duket si një progres natyral për faktin se këtu rreshtohen mjetet të cilat që të gjitha mund të përdoren për transport dhe janë të radhitura sipas shkallës së kompleksitetit. Këto mjete mund të lidhen dhe të përzihen konceptualisht në një madhësi të vetme të pandashme. Por, a është, ta zëmë, biçikleta një pararendëse fizike (dhe potencialisht Darwiniane) e motoçikletës? Jo. Kjo është vetëm një pararendëse konceptuale. Asnjë motoçikletë në histori, madje as ajo e para, nuk është bërë duke modifikuar shkallë-shkallë biçikletën. Nëse po, atëherë do të ishte e mundshme që një tinejxher në një pasdite të së shtunës ta merrte një biçikletë të vjetruar, një makinë kositëse bari, dhe disa pjesë rezervë dhe (pas përpjekjeve disa orëshe) ta mbaronte një motoçikletë funksionale. Por, kjo tregon se njerëzit nuk mund ta dizajnojnë kompleksin e pareduktueshëm të cilin tashmë e kemi të njohur. Për të qenë pararendës në kuptimin Darwinian, ne do të duhej të sillnim prova se motoçikleta mund të ndërtohej nga biçikleta nëpërmjet “një morie modifikimesh të lehta të njëpasnjëshme.”” (Behe, op. cit., fq. 43-44).

Page 24: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

24 MBUROJA.net

Muslimani: Pra, t’i kthehemi edhe njëherë sistemit biologjik i cili është skajshmërisht kompleks, një sistem i vetëm i përbërë nga disa pjesë ndërvepruese të puthitura në mënyrë të shkëlqyeshme, të cilat mundësojnë funksionet bazike, ku largimi i vetëm njërës prej tyre do të ndërpriste funksionimin e këtij sistemi. Një sistem i tillë kompleks nuk do të ketë mundur të zhvillohej duke u përmirësuar funksioni i tij fillestar, i cili vazhdon të punojë me mekanizma të njëjtë, nëpërmjet një morie modifikimesh të lehta e të njëpasnjëshme të sistemit pararendës. Kjo sepse mungesa e vetëm ndonjërës prej këtyre pjesëve tek cilido pararendës i këtij sistemi aq kompleks, sipas definicionit, do ta bënte atë jofunksional. Kjo është diçka e pakapërcyeshme për evolucionin Darwinian, pasi që seleksionimi natyror përzgjedh vetëm ato sisteme që tashmë funksionojnë mirë. Pastaj, nëse sistemi biologjik nuk ka mundur të formohej gradualisht, atij do t’i duhej të zhvillohej si njësi integruese, aty për aty, që kjo pastaj t’ia mundësonte seleksionimit natyror ndonjë veprim mbi të. Evolucionisti: Paj ndoshta ekziston mundësia të ketë pasur mutacione të shumëfishta që kanë ngjarë njëkohësisht, ani pse gjasat për këtë janë minimale, për të mos thënë krejt me fat.24 Muslimani: Ky është një argument shterp, sepse tani atë po e bazoni në spekulime metafizike e jo në prova shkencore! Kurani thotë:

&��ى ا%$#" و � ��ءه� ��� ر����� ا��ى إن ������ن إ�� ا���� و��

“Ata ndjekin vetëm hamendjet dhe atë që ua ka qejfi, ndonëse u

ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi (për rrugën e drejtë).” (Kuran, 53:23).

24 Ky, në fakt, është një gjykim bosh në të cilin bie në fund evolucionisti. Për shembull, një student i Cambridge University njëherë pat thënë: “Edhe pse është e pamundur që universi të ketë ardhur ne ekzistencë rastësisht, ende ekziston një çikë mundësie për këtë. Sidoqoftë, për mua është më mirë që akoma ta besojë këtë, pasi nuk e dimë të kundërtën.” Këtu thotë “nuk e dimë” sikur përfshin edhe muslimanët, besimtarët, në gjirin e atyre që janë injorantë dhe arrogantë ndaj Zotit të tyre. Ky argument është sikur t’i thuash një studenti të mos vijojë asnjë ligjëratë, por në fund mund ta kalojë provimin, sepse “ende ekziston një çikë mundësie” për këtë!

Page 25: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

25 MBUROJA.net

Tani të shohim se a mund të evoluojë një biçikletë në motoçikletë nëpërmjet “akumulimeve graduale të mutacioneve”. Paramendoni një fabrikë që prodhon biçikleta, por herë pas here bëhet një gabim gjatë përpunimit, gabim ky i cili shpie kah përmirësimi i biçikletës dhe kjo, sipas radhës, shpie në kërkesa më të mëdha në treg për një biçikletë të tillë, dhe e tërë kjo e detyron fabrikën që mutacionin ta bëjë tipar të përhershëm. Evolucionisti: Pra, ashtu sikurse mutacionet biologjike, mutacionet e suksesshme mekanike do të shumoheshin dhe përhapeshin. Muslimani: Megjithatë, çdo ndryshim do të ishte vetëm një modifikim i lehtë, dublikatë ose rirregullim i komponentës paraekzistuese, kurse ndryshimi do të duhej ta përmirësonte funksionin e biçikletës. Nëse fabrika gabimisht do ta rriste madhësinë e helikës, apo do ta zvogëlonte madhësinë e timonit, apo do t’i vendoste pedalet në shtyllën horizontale të epërme, apo do t’ia shtonte kallëpin për lirim të shpejt, apo do t’ia ndërpriste punën rrotës së parme, dhe nëse secila nga këto ndryshime të lehta do ta bënte më të mirë ngasjen e biçikletës, atëherë një gjë e tillë do të vërehej shumë shpejt nga blerësit dhe me këtë biçikletat që kanë pësuar mutacione do të ishin dominuese, sipas logjikës Darwiniane. Evolucionisti: Po, sigurisht. Muslimani: Po sipas kësaj logjike, a mund njëmend të evoluojë një biçikletë në motoçikletë? Evolucionisti: Ne mund të lëviznim në drejtim të duhur duke i bërë ulëset më komfore dhe atë me ca hapa të vegjël, rrotat mund të zmadhoheshin dhe të merrnin formën e përshtatshme, nëpërmjet modifikimeve të lehta të njëpasnjëshme. Muslimani: Por, motoçikleta është e varur nga karburanti, kurse biçikleta s’ka asgjë për të përshtatur apo modifikuar deri në atë masë sa ta shndërronte atë në rezervuar karburanti! Cilën pjesë të biçikletës do duhej bërë dublikatë për të filluar

Page 26: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

26 MBUROJA.net

formimin e motorit? Edhe po të sillej ndonjë motor në fabrikë të biçikletave, atë prapëseprapë duhej montuar dhe vendosur si duhet, e si do të mund të arrihej një gjë e tillë hap pas hapi nga pjesët e biçikletës? Fabrika që prodhon biçikleta thjesht nuk do të ishte në gjendje të prodhonte një motoçikletë sipas teorisë së seleksionimit natyror të Darwinit, e cila vepron mbi variacione nëpërmjet “një morie modifikimesh të lehta të njëpasnjëshme”. Në të vërtetë, nuk gjejmë asnjë shembull në histori që tregon se ndryshimet komplekse të produktit janë bërë në këtë mënyrë. Evolucionisti: Vërejtje me vend. Pra, duhet të ketë patjetër pararendës fizik e jo vetëm konceptual. Muslimani: Tani t’i kthemi sistemit kompleks të pareduktueshëm brenda trupave tonë, të cilit i nevojiten komponentët ndërveprues për të funksionuar, sikurse te çarku i minjve, ku çdo pjesë e vetme duhet të jetë aty në mënyrë që ky mjet të funksionojë. Çarku i minjve përbëhet nga një platformë druri, një copë teli elastik dhe kurthi, kapësja e telit elastik dhe grremçi që shërben për ta lëshuar kapësen në mënyrë që kurthi të aktivizohet. Evolucionisti: Mirë. Muslimani: Nëse e largojmë ndonjërën prej këtyre pjesëve, çarku do të bëhej jofunksional. Të gjitha pjesët duhet vënë bashkë në kohë dhe vend të duhur. Teli elastik duhet të ketë fuqinë dhe zgjatjen e duhur, kurse platforma duhet të jetë bukur solide. Ky është një shembull i thjeshtë i sistemit të pandryshueshëm kompleks, ku çdo pjesë duhet të jetë e përputhur saktësisht. Problemi për evolucionin fillon me të ekzaminuar qeniet njerëzore, kafshët apo edhe qelizat primitive në nivel molekular. Aty vërejmë shumë sisteme komplekse të pareduktueshme. Ta marrim sa për ilustrim mpiksjen e gjakut, rreth së cilës nuk e vrasim mendjen edhe aq. Aty shohim se si molekulat dhe substancat tjera kryejnë punën e tyre për ta bërë gjakun të ngjizur, pra, edhe këtu shohim një sistem kompleks të pareduktueshëm. Qelizat përmbajnë diçka që quhet flagjela

Page 27: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

27 MBUROJA.net

bakteriale25, e cila ka një helikë që e vë qelizën në lëvizje. Por, nëse vështrojmë përbërësit e kësaj flagjeleje dhe atë çfarë i nevojitet asaj për të lëvizur, vërejmë se ajo është shumë më komplekse se sa çarku i minjve. Atëherë si kanë ardhur këto gjëra në ekzistencë? Cili është procesi i vërtetë nëpërmjet të cilit ato kanë evoluar? Evolucionisti: Padyshim se ka shpjegim evolucionar për këtë. Muslimani: A mund të më referoni tek ndonjë punim shkencor apo literaturë që ka provuar t'u japë shpjegim atyre nëpërmjet teorisë Darwiniane të evolucionit? Evolucionisti: Hëm... Jo. Muslimani: Në fakt, siç e pohojnë këtë edhe biokimistët, nuk është bërë ndonjë hulumtim rreth këtij sistemi të rëndësishëm biologjik dhe mjekësor që të provohet ekzistenca e tij nëpërmjet evolucionit! Literatura dhe të ashtuquajturat “prova evolucioniste” janë tërësisht inekzistente! Ani pse na thuhet se gjithçka duhet parë nën dioptrinë e evolucionit,26 asnjë shkencëtar nuk ka publikuar asnjëherë ndonjë mostër për ta shpjeguar evolucionin gradual të makinës molekulare vitale të jetës sonë.27

25 Disa baktere posedojnë këtë mjet të shkëlqyeshëm për notim, flagjelën, dhe nuk vërejmë diç të ngjashme as tek qelizat edhe më komplekse. Në vitin 1973, u zbulua se disa qeliza notojnë duke rrotulluar flagjelat e tyre. Pra, flagjela bakteriale e luan rolin e helikës rrotulluese për dallim nga qepallëzat që luajnë më shumë rolin e rremave. Zbulimi i natyrës rrotulluese të motorit flagjelar bakterial ishte diçka befasuese, krejt i papritur. Ndryshe nga sistemet tjera të cilat gjenerojnë lëvizjen mekanike (muskujt, për shembull), motori bakterial nuk e përdor energjinë e ruajtur në molekulën “bartëse” të tilla si ATP. Për ta futur flagjelën në lëvizje, bakteria e shfrytëzon energjinë e gjeneruar nga qarkullimi i acidit nëpër membranë. Përmbushja e kësaj nevoje është goxha komplekse dhe është bërë temë e studimeve aktive. (Shih Behe, op.cit. fq. 70-73). 26 Shumë studentëve u mësohet nga tekstet shkollore se botën duhet parë nën dioptrinë e evolucionit, por atyre nuk u mësohet se si evolucioni Darwinian mund të ketë sjellë në ekzistencë sistemet e ndërlikuara dhe komplekse biologjike përbrenda nesh!? 27 Këtu, pasuesi i verbër i Darwinit ngelet fare i mashtruar. Pasi që në mënyrë arrogante u përpoq të argumentonte se evolucioni i tij batil (i kotë) mbështet në shumë “prova”, tani fillon të ndjejë siklet të madh.

Page 28: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

28 MBUROJA.net

öΝ ßϑôÊ$# uρ x8 y‰ tƒ 4’ n< Î) y7 Ïm$uΖ y_ ólã� øƒ rB u!$ŸÒø‹ t/ ô ÏΒ Î� ö- xî >þθß™ ºπtƒ# u 3“ t� ÷z é& ∩⊄⊄∪

“Në Tokë ka shenja (argumente) për ata që besojnë me bindje,

po edhe në vetët tuaja. A nuk e shihni vallë?” (Kuran, 51:20-21)

Askush nga universitetet Oxford, Cambridge, Harvard, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, Akademia Kombëtare e Shkencave, e as ndonjë fitues i çmimit Nobel, asnjëherë nuk ka prezantuar ndonjë punim të detajuar rreth sistemeve biologjike brenda organizmave tonë që mund të kenë ardhur në ekzistencë nëpërmjet evolucionit Darwinian! Organizmat tonë edhe ashtu janë skajshmërisht kompleksë, e lëre më në nivel biokimik ku ekziston një kompleksitet i paimagjinueshëm dhe i pareduktueshëm. Evolucionisti: Por ka shembuj që tregojnë se në krijim, siç po e quani ju, dhe në natyrë ka gjëra që nuk janë të përkryera në formë.28 Muslimani: Edhe nëse ka raste kur paraqiten disa gjëra që nuk janë “perfekte” siç po i përshkruani ju, kjo nuk ia pakëson aftësinë e Krijuesit për ta bërë një gjë të tillë. Madje, edhe në fabrikat e veturave dihet mirë se prodhuesit qëllimisht i vënë disa pjesë të vjetruara në mënyrë që të mos qëndrojë gjatë, për arsyet që tejkalojnë qëllimin e thjeshtë të “dizajnit dhe krijimit të përsosur”. Çështja tjetër është vendimi personal që merret sa për prova dhe testime, siç është rasti i prindit i cili nuk ua jep fëmijëve gjërat më të mira për të mos i prishur ato. Thënia e juaj e anashkalon faktin se Krijuesi mund të ketë motive të ndryshme, siç thuhet në Kuran... 28 Duke mos qenë në gjendje t’i hedhë poshtë argumentet e mëhershme, pasuesi i verbër i Darwinit kalon në linjën tjetër të argumentimit sa për t’i fshehur gjurmët e tij/saj. Të vetmen gjë që mund ta japin si përgjigje ateistët apo evolucionistët e regjur përballë dëshmive që rrëzojnë teorinë e evolucionit është se universi është krijuar nga mrekullia. Mirëpo, kjo nuk është logjike, racionale dhe akademike, sepse, nëse dëshirojmë të jemi shkencorë, atëherë duhej dhënë shpjegime, kurse shpjegimi më racional do të ishte se ekziston Krijuesi dhe Shpikësi i tërë këtij universi.

Page 29: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

29 MBUROJA.net

š�š/ u‘ uρ ß,è= øƒ s† $tΒ â !$t± o„ â‘$tFøƒ s† uρ 3 $tΒ šχ% Ÿ2 ãΝßγs9 äο u� z- σ ø: $# 4 z≈ ysö6ß™ «! $# 4’n?≈ yès? uρ $£ϑ tã

tβθà2Î� ô³ ç„ ∩∉∇∪

“Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht, ndërsa ata (idhujt)

nuk mund të zgjedhin.” (Kuran, 28:68).

Edhe po tentove ndonjë psikanalizë ndaj Krijuesit të qiejve dhe tokës, kjo do të ishte e kotë dhe e pamundshme, pos nëse Krijuesi t’i ka treguar arsyet e Tij. Sa i përket muslimanëve, ne besojmë se Krijuesi i ka treguar njerëzimit arsyet e Tij, pra, ato që i përmenda qysh në fillim. Që ti të tentoje ta bëje ndonjë psikanalizë ndaj Krijuesit duke mos u munduar aspak ta kërkoje burimin e shpalljes së urtësisë së Tij, duke e arsyetuar këtë me “të metat” e perceptuara, që sipas jush çojnë në evolucion, është diçka e rrejshme dhe emocionale, e bazuar jo në dëshmi dhe prova shkencore në çka ju pretendoni se kapeni. Veç kësaj, mund të ndodhë që disa organe që ju i shihni si të pavlefshme dhe të “papërkryera” të kenë funksione për të cilat tani ju nuk keni njohuri. Por, ti ende nuk solle ndonjë shpjegim rreth zanafillës së funksioneve! Përfundimisht, argumenti juaj tingëllon sikur të thuash se vetëm pse fotokopjuesja i qet me dhjetëra kopje të mira dhe një të keqe, do të ishte jo e drejtë për mua ta përdori kopjen me njolla si dëshmi se fotokopjuesja ka ardhur në ekzistencë nëpërmjet evolucionit dhe seleksionimit! Evolucionisti: Mirë, atëherë kush e krijoi Krijuesin?29 Muslimani: Ky është një dyshim i zakonshëm që e hedhin njerëzit. Ky dyshim, pikë së pari, është i pavend, prandaj edhe nuk bën të bëhen kësi lloj pyetjesh. Ju me këtë pyetje po mundoheni të bëni një analogji midis të krijuarës, e cila i ka rregullat dhe ligjet e veta sipas së cilave drejtohet dhe mbahet në jetë, dhe Krijuesit dhe Shpikësit të qiejve dhe të tokës 29 Duke mos qenë në gjendje të sjellë asnjë provë për argumentet e tij, Shejtani i vjen këtij personi sikurse na ka lajmëruar Profeti Muhamed (sal-lAllahu alejhi ue selem), dhe i pëshpërit “Kush e krijoi Allahun?”.

Page 30: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

30 MBUROJA.net

u !$yϑ ¡¡9 $# uρ $yγyèsù u‘ yì|Êuρuρ šχ# u”-Ïϑ ø9 $# ∩∠∪

“Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë)” (Kuran, 55:7)

Këto dy entitete janë krejtësisht të ndryshme. Brenda universit gjithçka ka shkakun e vet. Kështu Allahu i ka krijuar ato dhe ai është Shpikësi i tyre (shkaqeve-sh.p.). Nuk mund të ecim tutje pa pohuar ekzistencën e Krijuesit dhe Shpikësit të qiejve, Atij i cili është i pari, pa fillim dhe pa mbarim, Atij i cili nuk është i krijuar, por Vetë është Krijues.30 Evolucionisti: Nëse teoria e evolucionit është përplot defekte, përse atëherë është bërë aq e përhapur? Përse u pranua kjo teori gjerësisht nga intelektualët e atëhershëm dhe të sodit? Muslimani: Arsyet nuk janë vetëm shkencore. Duhet parë dhe kuptuar rrethanat që mbretëronin në Evropën e shekullit nëntëmbëdhjetë.

1. Problemet fillestare të teorisë së Darwin-it u injoruan dhe u hijezuan, për shkak të qëndrimit dogmatik të kishës ndaj shkencës, i cili ishte një qëndrim injorance dhe prapambetjeje.

2. Kisha këmbëngul(te) se toka nuk është më e vjetër se gjashtë mijë vite, kurse fosilet dëshmonin se toka ishte shumë më e vjetër sesa pohohej.

3. Kisha pohonte se speciet nuk kishin pësuar asnjë ndryshim, kurse shfaqja e varieteteve midis organizmave të gjallë ishte një fakt më se i njohur.

4. Në këtë mjedis ngulfatës, teoria e Darwinit dukej si një frymë e re apo ajër i freskët në krahasim me qëndrimin statik dhe pa progres që kishte kisha ndaj botës. Njerëzit e përqafuan ateizmin mu për shkak të kokëfortësisë së kishës ndaj shkencës. Peshkopi Samuel Wilberforce u mposht nga Thomas Huxley.

30 Shih "Dy Mënyra për ta Njohur Krijuesin" http://mburoja.net/PDF_files/600dd801-8f80-4e0a-8752-d93a918e2aa6.pdf).

Page 31: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

31 MBUROJA.net

5. Shkencëtarët e dinin fort mirë se çfarë qëndrime famëkëqija mbante kisha ndaj shkencës, provave dhe dëshmive racionale. Disa prej këtyre shkencëtarëve u persekutuan në mënyra të ndryshme, u helmuan, u dogjën në turrë drush, vriteshin me gjakftohtësi; të gjitha këto bëheshin në emër të Krishterimit. Darwini këtu dukej si një kalorës me një parzmore të shndritshme që kishte marrë guximin për ta sfiduar status quo-n. Si rrjedhojë, ndonëse disa hulumtime të detajuara kanë bërë që shumë zbulime kohëve të fundit t’i shpërfaqin të metat themelore të teorisë Darwiniane të evolucionit, paragjykimi ndaj kishës Perëndimore, ndaj evangjelizmit Perëndimor si dhe formave të interpretimeve të fjalëpërfjalshme ka turbulluar mendjet e neo-evolucionistëve.31 Evolucioni më vonë do të përdorej si akt i gjakmarrjes, duke zëvendësuar kështu një ortodoksi me një tjetër. Jo vetëm kaq, por evolucioni do të përdorej si mjet për t’i shkatërruar popujt tjerë gjatë kolonializmit në mënyrë që të arrihej sundimi dhe dominimi mbi njerëzit që shiheshin si “të ulët në fazën e tyre të zhvillimit evolucionar.” Shkollimi kolonialist, pasi u përpoq ta shkatërronte fenë e popujve të pushtuar, imponoi studimin e teorisë së evolucionit duke e arsyetuar atë si diçka “shkencore” dhe të bazuar në “fakte”. Por, në Evropë, pasi i dhanë goditjen e fundit vdekjeprurëse fesë së tyre të devijuar, proklamuan se teoria e Darwinit, të cilën e patën përdorur në mejdan për ta mbështetur shkencën kundër fesë, nuk ishte fakt shkencor; ajo ishte vetëm një teori e asgjë më shumë, dhe sa më shumë që përparonte shkenca, aq më tepër dilnin sheshazi pavërtetësitë e kësaj teorie.32 Në Gjermani, Adolf Hitleri, duke u mbështetur në teorinë e evolucionit, zhvilloi konceptin e tij bizarë nazist të racës superiore. Ai i vendosi gjermanët në krye të të gjitha racave!? Në vitin 1906 të erës së re, këtu u zhvillua një ekspozitë e

31 Khurshid S.Nadvi, Darwinism on Trial (Darvinizmi në Gjykim) (Londër: Ta-Ha Publishers, 1414 H/1993 e.r.), fq. 93. 32 Umer S. el-Eshkar, Belief in Allah, Islamic Creed Series-Vol. 1 (Besimi në Allah, Seri e Akides Islame –Vëll. 1) (Rijad: International Islamic Publishing House, 2003) fq. 142-143.

Page 32: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

32 MBUROJA.net

majmunëve, shimpanzeve, gorillave, dhe orangutangëve të ashtuquajtur “stërgjyshërit evolucionar” të njeriut. Në mesin e majmunëve ishte edhe një afrikan me emrin Ota Benga nga fisi i bushmenëve. Samuel Verner e kishte sjell atë së bashku me disa pigmejë tjerë nga Kongoja belge, e cila në atë kohë ishte nën regjim të hekurt të kolonialistëve belgë. Të gjithë këta ishin ekspozuar në panairin botëror të St. Louis në vitin 1904. Ota Benga ishte lindur në vitin 1881, ishte i gjatë 125 cm, dhe peshonte rreth 47 kg. Pas ekspozitës në St. Louis, Ota u dërgua në kopshtin zoologjik të Bronx-it i cili në atë kohë drejtohej nga Dr. William T. Hornaday. Hornaday besonte se “nuk kishte dallime midis shtazës dhe zezakut shtatshkurtër.” Pasi u kërcënua me padi gjyqësore, Hornaday u detyrua ta lironte Benga-n nga kafazi dhe ta lente atë të shëtiste në kopshtin zoologjik, porse gjatë netëve ai do të flinte në kafazin e majmunëve. 40.000 vizitorë do ta vizitonin kopshtin zoologjik për ta parë atë për të cilin ishin informuar se është hallka e humbur e evolucionit midis majmunit dhe njeriut, pra, zezakun e egër nga Afrika. Kështu, Benga do të përndiqej brenda kopshtit, do të shpotitej, do të përtallej rëndë, do të përqeshej e përbuzej, do të tregohej me gisht kah ai, do të çirrej e do të ulërihej mbi të. Pas daljes nga kopshti zoologjik, disa institucione u munduan ta ndihmon atë, por më kot. Ai la kolegjin për t'u punësuar më pas në një fabrikë duhani. Ndërsa më vonë, në vitin 1916, Benga bën vetëvrasje duke shtënë në zemër.33 Edhe tekstet tjera shkollore evolucioniste i barazojnë njerëzit e origjinës afrikane me majmunë!? Kjo ishte edhe më e theksuar gjatë kohës kur po lulëzonin idetë Darwiniane.

6. Më tej, pse evolucionistët ngurrojnë aq tepër për t’i pranuar provat dhe dëshmitë që tregojnë Krijuesin është për shkak të qëndrimeve të tyre filozofike. Ata thjesht nuk dëshirojnë të besojnë në asgjë përtej “natyrës” që vepron mbi natyrën. Në këtë mënyrë, evolucionistët janë partizanë të njëanshëm mu sikurse ungjilltarët e flaktë

33 Philip V. Bradford dhe Harvey Blume, Ota Benga- The Pygmy in the Zoo (Ota Benga- Pigmeu në Kopshtin Zoologjik) (New York: St. Martins, 1992).

Page 33: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

33 MBUROJA.net

nga bastionet e shteteve jugore të Amerikës të cilët besojnë se toka është e vjetër vetëm gjashtë mijë vite, duke pasur kështu qasje paragjykuese e cila i kufizon ata, dhe bën që të dy grupimet partizane të shfaqin sjellje joracionale.

Evolucionisti: Sidoqoftë, idetë e Darwinit ishin krejtësisht origjinale dhe unike në kohën e tij dhe për këtë duhet lavdëruar. Muslimani: A jeni i sigurt për këtë? Shumë bashkëkohës të tij e akuzonin atë për plagjiaturë. Frencis Hitching thekson këtë:

“Ajo është një nga anët më pak të kënaqshme të Darwinit, përndryshe i dashur dhe i dhënë pas natyrës shkencore, por që kurrë nuk e solli veten e tij në pozitë që ta pranojë se u ka borxh paraardhësve të shumtë në fushën e tij të cilët ishin orvatur ta studionin origjinën e specieve.”34

Darwini kishte përfituar edhe nga punimet e shkencëtarëve muslimanë, të cilët trajtonin evolucionin e bimëve dhe të kafshëve. A e keni ditur se Darwini kishte studiuar gjuhën arabe? Evolucionisti: Me të vërtetë!? Jo, nuk e kam ditur këtë. Muslimani: Ky është një fakt fare pak i njohur dhe i fshehur në masë të madhe. Ai kishte studiuar arabishten gjersa po vijonte studimet e Teologjisë pranë Cambridge University. Pas daljes nga ky universitet, ai vazhdoi edhe për një kohë të gjatë letërkëmbimet me mësuesin e tij të gjuhës arabe, Samuel Lee (1783-1852 e.r.). Prandaj, ka shumë gjasa që Darwini ta ketë studiuar literaturën e cila përdorej për studimin e arabishtes në universitetet evropiane. Evolucionisti: Po a nuk pati bota muslimane histori të ngjashme të luftës kundër shkencës?

34 Hitching, op.cit. fq. 227.

Page 34: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

34 MBUROJA.net

Muslimani: Çfarë dëshmish keni për këtë? Evolucionisti: Mirë, tani nuk po më kujtohet ndonjë shembull specifik, porse muslimanët kanë pasur qasje të njëjtë ndaj shkencës. Muslimani: Ti nuk solle asnjë shembull për pohimin tënd. E vërteta është se në botën muslimane nuk ka pasur agresion të tillë ndaj shkencës. Shembulli më i mirë është kur Spanja ishte nën sundimin e muslimanëve për qindra vite. Në plan-programet e shkollave muslimane (atyre të shekullit të dhjetë të erës sonë), pas studimit të Kuranit, përfshiheshin lëndët si matematika, botanika, zoologjia, gjeologjia, mjekësia dhe lëndët tjera. Prandaj, nuk ka pasur kundërthënie në studimin e lëndëve të tilla, e ky ishte një realitet i para njëmijë viteve! Në anën tjetër, Evropa në këtë epokë ende po dergjej në Shekujt e Errësirës. Pimienta-Bey në këtë kontekst shprehet si vijon:

“Është fare e lehtë për t’i vërejtur themelet dhe prototipin e konceptit të Evropian të “Njeriut të Renesansës” në realitetin shoqëror dhe filozofinë arsimore të Maurëve mesjetarë.”35

Njëri nga mbretërit e krishterë evropianë, Alfonso X (“i urti”) kishte mbështetur shkollën e përkthyesve në Toledo gjatë shekullit 13 të e.r. për t’i përkthyer punimet nga gjuha arabe. Toledo kështu bëhet qendra më e madhe e përkthimit në Evropën krishtere dhe ishte më frytdhënëse se qendrat tjera të përkthimit, siç ishin ato në Barcelona, Tarazonë, Leon, Segovia, Pamplona, Toulouse, Beziers, Narbonne dhe Marseilles.36 Alfonso X kishte promovuar mësimet dhe erudicionin e muslimanëve, kurse veprimet e tij patën ndikim të madh në Spanjë, dhe, rrjedhimisht, në Evropën Perëndimore. Madje, 35 Jose V. Pimienta-Bey, “Moorish Spain- Academic Source and Foundation for the Rise and

Success of Western European Universities in the Middle Ages” (Spanja Maure- Burim dhe Themel i Ngritjes dhe Suksesit të Universiteteve Evropiane në Mesjetë) në Ivan Van Sertima (ed.), Golden Age of the Moor (Epoka e Artë e Maurëve) (New Brunswick dhe Londër: Transaction Publishers, 1992), fq. 168-247. 36 Charles Homer Haskins, Studies in the History of Medieval Science (Studime në Historinë e Shkencave Mesjetare) (New York: Frederick Ungar Publishers, 1960), fq. 17.

Page 35: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

35 MBUROJA.net

është thënë se universitetet e Spanjës në Palencia (i themeluar në vitin 1214 e.r. nga Alfonso i tetë), Salamanca (i themeluar në vitin 1215 e.r.) dhe Lerida (i themeluar në vitin 1300 e.r. nga Jamie i dyti në Aragon)37 ishin themeluar në radhë të parë për qëllime specifike, për t’i përkthyer broshurat e muslimanëve nga arabishtja në latinisht.38 Ai thotë:

“Universiteti i parë në Spanjën krishtere ishte themeluar në Palencia nga Alfonso i tetë në shekullin e trembëdhjetë, dhe mësuesit e punësuar aty ishin muslimanë dhe jehudi.”39

Në fakt, po i hodhëm një shikim periudhës në të cilën u themeluan universitetet më të mira të Evropës, nuk mund të mos mbetemi gojëhapur me afërsinë kohore të lulëzimit shkencor të muslimanëve në Endelus dhe themelimit të qendrave evropiane për përkthimin e literaturës së maurëve∗.40 Evolucionisti: Cilat universitete?!41 Muslimani: Mirë, këto janë sipas studimeve të bëra në universitetet e Bologna (i themeluar më 1158), Montpellier (i them. 1180), Oxford (i them. 1200 e.r.), Valencia (i them. 1209 e.r.), Padua (i them. 1228 e.r.), Rome (i them. 1245 e.r.), 37 James Monroe, Islam and the Arabs in Spanish Scholarship (Islami dhe Arabët në Dijen Spanjolle) (Leiden: E.J. Brill, 1970), fq. 205. 38 Pasi kryqtarët spanjollë e spastruan Spanjën nga muslimanët në vitin 1492 e.r., Kardinali Jimenez de Cisneros dha urdhër të digjeshin gati tetëmijë libra nga sheshi publik i Grënadës. Kardinali thuhet të ketë thënë se “Pasi që të gjitha librat ishin shkruar në arabisht, ato ishin Kuranë, dhe si të tilla përbënin rrezik.” (Monroe, op. cit. fq. 13). 39 S.S. Imamudin, Some Aspects of the Socio-Economic and Cultural History of Muslim

Spain (Disa Aspekte të Historisë Socio-ekonomike dhe Kulturore të Spanjës Muslimane) (Leiden: E.J. Brill, 1965) fq. 137-138. ∗ Edhe shumë autorë tjerë të njohur jomuslimanë kanë trajtuar temën e civilizimit të madh musliman në Spanjë dhe gjetiu, shih Will Durant ‘The Story of Civilization’, H.A.R. Gibb ‘Whither Islam’, Bertrand Russel ‘History of Western Philosophy’, John William Draper ‘History of Intellectual Development of Europe’, Gustave Le Bon ‘La

Civilisation des Arabs’, Jollivet Castelot “Laloi de l-historie”, etj.(sh.p.) 40 Anwar Chejne, Muslim Spain- Its History and Culture (Spanja Muslimane- Historia dhe Kultura e Saj) (Minneapolis: University of Minnesota Press, 1974), fq. 350. 41 Ja edhe një shembull i injorancës së atij që pretendon se është i “brumosur në prova shkencore”. Shihet se ai që pretendon të jetë “racional” dhe “intelektual”, nuk e njeh madje as historinë e shkencës dhe intelektualizmit të popullit të vet!

Page 36: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

36 MBUROJA.net

Salamanca (i them. 1250 e.r.), Cambridge (i them. 1257 e.r.), Coimbra (i them. 1279 e.r.) dhe Lisbon (i them. 1290 e.r.). Piminenta-Bey për këtë thotë:

“Zbulimi i atyre që u përmendën më lart, mbështet qartë pretendimin se ngritja akademike e Evropës u lind kryekëput nga kontaktet e saj me maurët të cilit kishin okupuar tokën evropiane. Themelimi i këtyre universiteteve të famshme evropiane në të njëjtën kohë kur dijetarët e tyre po studionin punimet e maurëve të Endelusit, madje duke i bërë ato tekste standarde të astronomisë, të matematikës, të mjekësisë, etj., nuk mund të hidhet prapa shpine si diçka e rastit. Shtrirja e ndikimit maurit nëpër të gjitha fushat e akademisë perëndimore është diçka që mund të faktohet.”42

Shumë emra të yjeve dhe konstelacioneve yjore janë të emërtuar me emra arabë si Ekreb, Elteir, Ferkhard, Dineb, Nedir, Ezimuth, të gjithë këta emra janë me origjinë arabe. Edhe disa fjalë tjera angleze janë më prejardhje arabe si (alcohol) alkooli, (cipher) shifra, etj. Për shumë shekuj, për marrjen e titujve akademikë mjekësorë në universitetet më prestigjioze evropiane kërkohej zotërimi i shkencave mjekësore të cilat ishin farkëtuar nga dijetarët muslimanë. Në vitin 1311 e.r., Kisha Katolike madje mbajti një koncil në Vjenë, ku proklamuan dhe nënshkruan studimin e arabishtes në universitetet e Romës, Parisit, Bollonjës, Oksfordit dhe Sallamankës.43 Një profesor spanjoll qysh në shekullin e gjashtëmbëdhjetë e.r. thoshte se:

“Ekziston një nevojë e madhe për arabishten, e sidomos midis doktorëve të mjekësisë...Nunez është i ngritur intelektualisht...atë duhet shpërblyer, nëse për

42 Pimienta-Bey, op. cit. fq. 225. 43 James Monroe, op. cit. fq. 41.

Page 37: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

37 MBUROJA.net

asgjë tjetër, atëherë vetëm për mësimin e gjuhës arabe.”44

Me pak fjalë, jomuslimanët mesjetarë të Evropës dispononin mjete të ndryshme për të arritur tek dija e muslimanëve që ishin në Spanjë, qoftë nëpërmjet studime të drejtpërdrejta në universitetet islamike, sikurse ato në Kurtuba (Kordovë) ose Grënada - duke blerë libra në Kurtuba e cila kishte 20.000 librashitës - apo nëpërmjet mësimeve nga mësuesit muslimanë të shkollave evropiane, brenda apo jashtë gadishullit Iberik; nëpërmjet përdorimeve standarde të teksteve që ishin përkthyer nga arabishtja në institucionet evropiane. E vërteta është se këto mënyra të përvetësimit të dijes ishin aplikuar nga evropianët mesjetarë kureshtarë, të cilët e pranonin superioritetin e muslimanëve të asaj kohe.45 Evolucionisti: Por rrënjët joracionale të fesë ushqejnë jotolerancë deri në shkallë të vrasjeve. Kjo bie ndesh me

44 Ibid. fq. 4. 45 Qytetet e Andaluzisë kishin madje edhe rrugë “të asfaltuara, të ndriçuara dhe me kanalizime në mes të shekullit dhjetë” shkruante McCabe gjersa i krahasonte pamjet e Spanjës muslimane me ato të qyteteve si Londra dhe Parisi të shekujve më pas. [Joseph McCabe, The Moorish Civilisation in Spain (Civilizimi Maur në Spanjë) (Girard Kan.: Haldemar-Julius Co., 1927), fq. 20] McCabe thoshte se Londra dhe Parisi në shekullin e gjashtëmbëdhjetë kishin: “Ujëra të ndyra dhe të kontaminuar që rridhnin gjithandej, apo ishin të akumuluara në pellgjet e palëvizshme të rrugëve të paasfaltuara...” Shumica e qyteteve në Andaluzi kishin spitale të cilat ishin të pajisura me banjë dhe ujë rrjedhës. Këto spitale ishin të hapura si për muslimanë njashtu edhe për jomuslimanë, njëzetekatër orë në ditë, pa marrë parasysh mundësit e pagesës së pacientëve. Barnat dhe ushqimi ishin gjithherë në dispozicion, kurse mjekët muslimanë kishin njohuri rreth qarkullimit të gjakut, fruthit dhe lisë. (Chejne, op cit. fq. 352). Shoqëria muslimane në Spanjë gëzonte edhe rekreacione të ndryshme siç ishin: garat me kuaj, qitjet e përpikta, polo, etj., kishte edhe salla të leximeve që frekuentoheshin nga intelektualët. Aty kishte edhe banjë publike (hamame) me dhoma të ndara për meshkuj dhe femra, dhe këso lloj banjash kanë mbetur edhe sot e kësaj dite në disa shtete muslimane, si për shembull në Marok. Për dallim nga muslimanët dhe kujdesi i tyre për higjienën dhe pastërtinë, Evropa perëndimore shfaqte neveri për to në kohën kur muslimanët sundonin në Spanjë. Në fakt, banjat publike ishin shkatërruar në tërësi nga kryqtarët, gjë që tregon mentalitetin e tyre injorant. Historiani anglez, Charles H. Haskins, gjithashtu theksonte neverinë që shumica e evropianëve shfaqnin ndaj larjes së trupit. (Haskins, op. cit. fq. 257); shih gjithashtu studimin historik të Terence McLaughlin me titull Dirt-A Social History as Seen

Through the Uses and Abuses of Dirt (Fëlliqësia- Një Histori Sociale e Parë Përmes Përdorimeve dhe Keqpërdorimeve të Fëlliqësisë).

Page 38: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

38 MBUROJA.net

shkencën e cila ushqen racionalitet, studime empirike, neutralitet dhe hulumtime të paanshme. Muslimani: Po, ky ka qenë dhe mund të jetë ende rasti me fenë, por fushatat e terrorit dhe shfarosjes të ndërmarra nga shekullaristët modernë i lënë shumë prapa operacionet e terroristëve islamikë!46 Vetëm kthehuni prapa në kohën e sundimit nazist të terrorit dhe despotizmit ateist të Stalinit, Pinochetit dhe Maos. Hedhja e bombës atomike është arsyetuar mbi baza shekullare e jo mbi ato fetare. Luftërat më të mëdha në qindvjeçarin e fundit s’kishin të bënin asgjë me fenë, ato ishin bërë më shumë për arritjen e qëllimeve shekullariste në politikë dhe qeverisje! Metodat që i kishte ndërmarrë Hitleri kanë më shumë karakter evolucionist-darwinist sesa fetaro-kristian. Michael Burliegh në librin e tij “The Third Reich- A New History” (Rajhu i Tretë- Një Histori e Re) kur përmend Hitlerin shprehet si vijon: “Në fakt, pikëpamjet e tij janë një përzierje mes biologjisë materialiste dhe atyre paragjykuese anti-klerikale.” Më tej, Burleigh citon nga Tavolina e Bisedës së Hitlerit ku Führer (titulli i Hitlerit- sh.p.) u drejtohej të ftuarve në darkë me këto fjalë: “Lufta do të përfundojë një ditë. Unë atëherë do të konsideroja se detyra ime finale e jetës është që ta zgjedh problemin e religjionit...Rrenën e organizuar duhet patjetër shpartalluar...” Evolucionisti: A nuk mendon se shkenca promovon fakte të paanshme dhe të qëndrueshme? Muslimani: Kjo nuk do të thotë patjetër se po. Teoria e evolucionit të cilin ju po e ngrini në qiell ka promovuar shumë pabarazi dhe tirani.

46 Dominic Lawson që shkruante për The Independent (të Londrës) theksoi këtë: “...epoka moderne i ka bërë të duken të vogla krimet ku me miliona njerëz ishin masakruar dhe mbytur nga uria prej duarve e fuqive krejtësisht shekullare: jo vetëm të nazistëve, por edhe atyre të kardinalëve të komunizmit, Josef Stalinit dhe Mao Zedongut. Çfarë demonstrojnë këto fushata shfarosëse- fushata të cilat kur krahasohen me asgjësimin e Qendrave Tregtare nga fundamentalisti islamik Bin Laden, kjo e fundit del thjesht një hiçgjë...” (Dominic Lawson, “An unbeliever’s

defence of religious faith” (Mbrojtja e Besimit Fetar nga Jobesimtari) në The Independent të Londrës, e martë, 17 janar 2006, fq. 29).

Page 39: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

39 MBUROJA.net

Evolucionisti: Si? Muslimani: Shumimi “selektiv” i racës njerëzore ishte formuluar për herë të parë në kohën moderne nga Francis Galton në vitin 1865 e.r. Sa për ironi, ky njeri nuk ishte askush tjetër pos kushëriri i Charles Darwin! Gjatë viteve 1860 dhe 1870, Francis Galton i sistematizoi këto ide në praktikë duke u bazuar në njohuritë e reja që buronin nga teoria e evolucionit të kafshëve dhe njerëzve, të cilën e kishte plasuar kushëriri i tij, Charles Darwin. Pas leximit të Origjinës së Specieve të Charles Darwin, Galton vëren një interpretim të veprës së Darwinit, ku mekanizmat e seleksionimit natyror ishin stopuar për shkak të qytetërimeve njerëzore. Pasi shumë shoqëri njerëzore ishin munduar t’i mbronin të paprivilegjuarit dhe të dobëtit, argumentonte ai, ato kishin rënë ndesh me seleksionimin natyror që shkakton zhdukjen e më të dobëtit. Gjermania naziste nën sundimin e Adolf Hitler, ishte bërë e famshme për programet e tyre eugjenike, të cilat synonin ruajtjen e racës “së pastër” gjermane nëpërmjet një vargu programesh që realizoheshin nën titullin “higjiena racore.” Në mesin e shumë aktiviteteve, nazistët kryenin edhe eksperimente gjithëpërfshirëse mbi qeniet e gjalla njerëzore për t’i testuar teoritë e tyre gjenetike, duke filluar nga matjet e thjeshta të karakteristikave fizike deri te eksperimentet më të tmerrshme që ndërmerreshin në kampet e përqendrimit. Gjatë viteve 1930 dhe 1940, regjimi nazist me forcë i shterpëzojë me qindra e mijëra njerëz të cilët ata i shihnin si mentalisht dhe fizikisht “të papërshtatshëm” dhe vrau me dhjetëra mijëra njerëz të cilët ishin shpallur invalidë dhe të paaftë nga institucionet shtetërore nëpërmjet programeve të detyrueshme të eutanazisë. Ata gjithashtu implementuan edhe një sërë politikash “pozitive” eugjenike, duke i shpërblyer gratë “ariane” të cilat kishin lindur shumë fëmijë dhe duke inkurajuar shërbimet në të cilin femrat e pamartuara nga “raca e pastër” mbeteshin shtatzëna me oficerët e SS-ës!? Interesimet e tyre të shumta rreth programeve eugjenike dhe higjienës racore vërehen qartë në vrasjet sistematike të miliona evropianëve “të padëshiruar”, përfshirë

Page 40: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

40 MBUROJA.net

këtu edhe vrasjen e jehudive, romëve dhe të paaftëve gjatë holokaustit.47 Në Amerikë, disa shtete kishin shterpëzuar “imbecilët” me dekada të tëra përgjatë shekullit XX. Gjykata Supreme e SHBA-ve në vitin 1927 vendos që shteti i Virgjinias (rasti Buck v. Bell) mund t’i shterpëzonte ata që konsideroheshin të papërshtatshëm. Periudha më e njohur e shterpëzimeve eugjenike në SHBA ishte ajo mes viteve 1907 dhe 1963, gjatë së cilës mbi 64.000 njerëz ishin detyruar me forcë të shterpëzoheshin nën legjislacionin eugjenik.48 Një raport që shkonte në favor të shterpëzimeve në Kaliforni, shtet ky që kishte numrin dukshëm më të madh të shterpëzimeve, ishte botuar në format libri nga biologu i quajtur Paul Popenoe dhe ishte cituar në masë të madhe nga qeveria naziste për t’i arsyetuar programet e tyre të shterpëzimeve masive si të mundshme dhe humane!! Kur qeveritarët nazistë u gjykuan për krime lufte në Nuremberg pas luftës së dytë botërore, ata i justifikonin shterpëzimeve masive (mbi 450.000 sosh për më pak se një dekadë) duke përmendur SHBA-të si burim të tyre inspirimi.49 Pavarësisht që pas luftës ndryshoi qëndrimi ndaj programeve eugjenike në SHBA dhe në disa vende evropiane, në disa shtete, veçanërisht në Kanada dhe Suedi, programet eugjenike masive si dhe eksperimentimet tjera vazhduan të ndërmerreshin, duke i detyruar me forcë invalidët dhe individët me të meta mentale të shterpëzoheshin, deri në vitet 1970. Suedia me forcë shterpëzoi

47 Robert Proctor, Racial Hygiene: Medicine under the Nazis (Higjiena Racore: Mjekësia nën pushtetin Nazist) (Cambridge, MA: Harvard University Press, 1988). 48 Diku rreth 60.000 amerikanë ishin shterpëzuar me zor gjatë fushatave eugjenike të organizuara nga korporata dhe organizata filantropike siç ishin Carnegie Institution dhe Rockefeller Foundation. Ky program pastaj u bart në Gjermani ku Rockefeller

Foundation dhe eugjenistët amerikanë themeluan dhe sponsorizuan eugjenikën naziste. Shih: Edwin Black, War Against the Weak: Eugenics and America’s Campaign to

Create a Master Race (Lufta Kundër të Dobëtëve: Eugjenika dhe Fushata e Amerikës për të Krijuar Një Racë Mbizotëruese) (Four Walls Eight Windows, 2003). 49 Për më shumë rreth marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe eugjenikës dhe eugjenistëve nazistë lexo librin e Stefan Kühl, The Nazi Connection: Eugenics, American

Racism, and German National Socialism (Marrëdhënia e Nazistëve: Eugjenika, Racizmi Amerikan dhe Socializmi Kombëtar Gjerman) (New York: Oxford University Press, 1994).

Page 41: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

41 MBUROJA.net

62.000 “të papërshtatshëm” si pjesë e programeve të tyre eugjenike për më shumë se dyzet vite. Fatkeqësi të ngjashme kishin pësuar edhe njerëzit të cilët qeveria i kishte shpallur me të meta mentale në Kanada, Australi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë, Estoni, Zvicër dhe Islandë. Autorë të ndryshëm, në mesin e tyre edhe autori i njohur Stephen Jay Gould,50 vazhdimisht potenconin faktin se restrikcionet e SHBA-ve në emigrim gjatë viteve 1920 (të rishikuara në vitin 1965) ishin të motivuara nga qëllimet eugjenike, posaçërisht nga dëshira për t’i përjashtuar racat “inferiore” nga pellgu i tyre nacional gjenetik. Gjatë viteve të hershme të shekullit njëzet, në SHBA dhe Kanada shpërtheu fluksi i madh i emigrantëve nga Evropa jugore dhe ajo lindore. Eugjenistët me ndikim të madh, siç ishin Lothrop Stoddard dhe Harry Laughlin (i cili ishte emëruar ekspert pranë Komitetit të

Kongresit për Emigracion dhe Natyralizim në vitin 1920) prezantuan argumentet e tyre duke thënë se këto raca inferiore do ta ndotnin pellgun nacional gjenetik po që se numri i tyre nuk do të kufizohej. Tashmë është dëshmuar se një gjë e tillë shtyu Kanadanë dhe SHBA-të të miratonin ligje, ku krijoheshin hierarki të nacionaliteteve, duke i klasifikuar ato prej më të përshtatshmeve, siç ishin anglo-saksonët dhe skandinavët, deri te emigrantët kinezë dhe japonezë të cilët pothuajse e kishin të ndaluar tërësisht të shkelnin tokat a këtyre dy shteteve.51 Pra, eugjenika, e cila u lind pikërisht nga Darwini, u bë shkaktare që të ndërmerreshin “metoda” të ndryshme “shkencore” të cilat ishin dhe janë joetike dhe në kundërshtim të plotë me atë që mund të quhet “e paanshme”, “e drejtë” dhe “neutrale”. Shembulli i falsitetit bashkëkohor, pasimit dhe besimit të verbër në gjithçka që emërtohet si “shkencë”, mund të shihet në teoritë raciste siç është rasti me librin e titulluar The Bell Curve (Kambana e Grafikonit). 50 Stephen J. Gould, The Mismeasure of Man (Keqmatja e Njeriut) (New York: Norton, 1981). 51 Shih ‘eugenics’ në wikipedia.

Page 42: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

42 MBUROJA.net

Evolucionisti: Nuk di edhe aq rreth këtij libri. Për çfarë bëhet fjalë aty? Muslimani: Autorët e këtij libri, Charles Murray dhe Richard Herrnstein, përpiqeshin që diskriminimin racor në Amerikë ta justifikonin shkencërisht duke argumentuar se njerëzit me prejardhje afrikane kanë inteligjencë më të ulët se ata me prejardhje evropiane, për shkak se të parët gjenden në shkallë më të ulët evolucionare. Edhe pse është thënë se libri bazohet në “hulumtime të rëndomta shkencore”52, Murray, i cili zor se mund të cilësohej si shkencëtar, deklaronte për New York Times

Magazine (9/10/94) se, “disa gjëra që i lexojmë për ta bërë këtë punim, në të vërtetë, i fshehim kur gjendemi në aeroplanë dhe trena”. Në fakt, shumica e hulumtimeve mbi të cilat Murray dhe Herrnstein i mbështesnin qëndrimet e tyre racore rreth koeficientit të inteligjencës (IQ), financoheshin nga Pioneer Fund, të cilin Sunday Telegraph (12/3/89) nga Londra e përshkruante si “një organizatë neo-naziste e cila ishte integruar drejtpërdrejtë në politikën amerikane.”53 Misioni i fondeve të kësaj organizate ishte të promovonte programet eugjenike, pra, filozofinë e cila pohon se individët apo racat “gjenetikisht të papërshtatshëm(e)” paraqesin kërcënim për shoqërinë. Pioneer

Fund ishte themeluar në vitin 1937 nga milioneri Wickliffe Draper, i cili mbronte idenë se shtetasit e Amerikës me origjinë afrikane duhej kthyer prapa në Afrikë. Statuti i këtij fondacioni

52 Pas publikimit të librit, shumë pasues të verbër deklaronin në mediat e SHBA-ve, edhe pse nuk e kishin lexuar fare librin dhe ishin të paditur rreth sfondit të financuesve të tij, se aty kishte “studime të zakonshme shkencore”(!?). Nicholas Lemann në librin e tij ‘The Bell Curve Flattended- Subsequent research has seriously

undercut the claims of the contraversial best seller’ (Kambana e Grafikonit Nokautohet- Hulumtimet e Radhës në Fakt Hodhën Poshtë Pohimet e Librit më të Shitur Kontrovers) shënon këtë: “The Bell Curve doli të ishte me plotë gabime, duke filluar nga shpjegimi i lerosur deri te keqcitimet e burimeve dhe gabimet e hapura matematikore. Siç edhe pritej, të gjitha gabimet shkonin në drejtim të mbështetjes së tezës së autorëve...Ndërsa psikometricientët që zënë hapësirën më të madhe të poshtëshënimeve në The Bell Curve, janë John Hunter, Arthur Jensen, Malcolm Ree, dhe Frank Schmidt. Këta njerëz njihen mirë në këtë fushë si përfaqësues të krahut djathtist e jo si përfaqësues të konsensusit të rëndomtë shkencor.”

53 Shumica e fakteve që flasin këtu rreth sfondit racist pseudo-shkencor të ‘Pinoneer

Fund’ janë marrë nga Jim Naureckas, “Racism Resurgent: How Media Let The Bell

Curve’s Pseudo-Science Define the Agenda on Race” (Rigjallërohet Racizmi: Si e Lejuan Mediat Pseudo-Shkencën e Kambanës së Grafikonit ta Definonte Agjendën mbi Racën) në Extra! (Janar/shkurt 1995).

Page 43: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

43 MBUROJA.net

kishte për qëllim “përmirësimin racor” dhe ofrimin e ndihmës njerëzve që “konsideroheshin pasardhësit e parë që ishin vendosur qysh në fillim, para se të miratohej Kushtetuta e SHBA-ve, në 13 shtetet e Amerikës.”54 Presidenti i parë i këtij fondacioni, Harry Laughlin, një njeri me ndikim të madh, mbronte idenë se duhej shterpëzuar ata që konsideroheshin gjenetikisht të papërshtatshëm. Duke i mbrojtur me sukses ligjet që vënin restrikcione ndaj emigrantëve të Evropës jugore dhe lindore, Laughlin dëshmonte para Kongresit se 83% e emigrantëve jehudi ishin mendje-mekur (Rolling Stone, 20/10/94). Themeluesi tjetër i këtij fondacioni, Frederick Osborne, e cilësonte ligjin e Gjermanisë naziste për shterpëzim si një nga “eksperimentet më ngazëlluese” (Discovery Journal, 9/7/94). Drejtori i thesarit të këtij fondacioni, John Trevor, i cili më parë kishte mbajtur post të njëjtë në organizatën kripto-fashiste Coalition of Patriotic Societies, në vitin 1962 kërkonte që të liroheshin kriminelët nazistë të luftës dhe i lavdëronte “politikat e mirë-arsyetuara racore” të Afrikës së Jugut (Rolling Stone, 20/10/94). Një nga përfituesit e tanishëm më të mëdhenj të Pioneer Fund është aktivisti dhe botuesi Roger Pearson, i cili mban lidhje me rrymat ndërkombëtare fashiste. Pearson në një rast shkruante se:

“Nëse një popull më i përparuar, më i specializuar, apo në çfarëdo mënyre më superior gjenetikisht përzihet - në vend se të ta asgjësonte - me ndonjë fis inferior, atëherë ai popull bën vetëvrasje racore.” (Rus Bellant, Old Nazis, the New Right

and the Republican Party (Nazistët e Vjetër, e Djathta e Re dhe Partia Republikane)).

Këta, pra, ishin njerëzit që i financuan pothuaj tërë “të dhënat shkencore” të The Bell Curve (Kambana e Grafikonit) që flisnin mbi racat dhe koeficientin e inteligjencës. Në kapitullin e 13 të këtij libri, për të cilin Murray thotë se është i vetmi kapitull ku flitet për racat (edhe pse në libër gjenden së paku katër kapituj

54 Në vitin 1985, pasi recipientët e Pioneer Fund u goditën nga trysnia politike, statuti i këtij fondacioni u amandamentua pak sa për t’i zbutur pikëpamjet racore, shih: Jim Naureckas, op. cit.

Page 44: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

44 MBUROJA.net

ku fokusi vihet tërësisht mbi racat. Në fakt, i tërë libri ndërtohet mbi këtë koncept!!) pohimet e Murray dhe Herrnstein rreth IQ-ës më të ulët të aziatikëve – që citohen me të madhe në mediat e SHBA-ve si një fakt- bazohen thuajse në tërësi në citatet e Richard Lynn, profesorit të psikologjisë pranë University of

Ulster. Në faqen e falënderimeve të librit, Murray dhe Herrnstein pohojnë “të kenë përfituar posaçërisht nga këshillat” e Lynnit dhe pesë personave tjerë. Lynn kishte arkëtuar së paku 325.000 $ nga Pioneer Fund (Rolling Stone, 20/10/94). Lynn herë pas here boton artikuj në buletinet eugjenike siç janë Mankind

Quarterly (Njerëzimi Tremestral)- që botohet nga Roger Pearson në bashkredaktim me vet Lynnin – Personality and Individual

Differences (Personaliteti dhe Dallimet Individuale), që redaktohet nga njëri prej përfituesve të fondit të lartpërmendur, Hans Eysenck. Ndër shkrimet e Lynnit të cituara në The Bell

Curve (Kambana e Grafikonit) janë edhe “The Intelligence of the

Mongoloids” (Inteligjenca e Mongoloidëve) dhe “Positive

Correlations Between Head Size and IQ ” (Korrelacionet Pozitive Midis Madhësisë së Kokës dhe Koeficientit të Inteligjencës). Murray dhe Herrnstein e vlerësojn Lynnin të jetë “një dijetar prijatar që merret me dallimet racore dhe etnike.” Ja një shembull ku Lynn përmend dallimet e tilla:

“Ajo që kërkohet këtu nuk është gjenocid; shfarosja e popullatave nga kulturat e paafta. Pra, duhet menduar realisht në “pamundësimin e ekzistencës” së popujve të tillë...Progresi evolucionar do të thotë zhdukjen e atyre që janë më pak të aftë. Të menduarit ndryshe nga kjo është thjesht çështje sentimentale.” (cituar në Newsday, 9/11/94).

Në një vend tjetër Lynn na e bënë të qartë se cilat “kultura të paafta” duhej “pamundësuar së ekzistuari”(!!):

“Kush mund të dyshojë në atë se kaukazianët dhe mongoloidët janë të vetmet raca që nuk kanë dhënë asnjë kontribut domethënës për civilizimin?” (cituar në New

Republic, 31/10/94).55

55 Jim Naureckas, op. cit.

Page 45: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

45 MBUROJA.net

Mirëpo, The Bell Curve (Kambana e Grafikonit) citon si burime kryesore për këtë pohim (se IQ e zezakëve është për 15 pikë më e ulët se ajo e të bardhëve!) R. Travis Osborne, Frank C.J. McGurk dhe Audrey Shuey, që “rastisën”(!) të jenë të gjithë recipientë të Pioneer Fund!! Osborne, i cili kishte arkëtuar gati 400.000 $ nga Pioneer Fund, kishte përdorur “hulumtimet” e tij të “inferioritetit gjenetik të zi” për ta arsyetuar restaurimin e segregacionit në shkolla (Newsday, 9/11/94)!! Ndoshta rasti më i pazakonshëm nga të gjithë përfituesit e Pioneer Fund është ai i J. Philippe Rushton. Rushton (i cili kishte arkëtuar në xhirollogarinë e tij më shumë se 770.000 $ nga Pioneer Fund) e kishte transformuar shkencën viktoriane të matjeve të kafkës në fetish seksual! Rushton ishte qortuar nga shkolla e tij, University of Western Ontario, për atë se kishte akuzuar njerëzit nëpër qendra tregtare dhe kishte kërkuar prej meshkujve t’i tregonin madhësitë e penisëve të tyre?! Në një artikull të vitit 1986, Rushton sugjeronte se makina shfarosëse e luftës naziste ishte bërë superiore fal pastërtisë racore, dhe njëkohësisht shfaqte brengën se ndryshimet demografike e vënin në rrezik civilizimin “tonë euro-verior”. Rushton ishte gjithashtu bashkautor i një punimi i cili argumentonte se zezakët kanë prirje të natyrshme gjenetike për t’u sëmur nga AIDS për shkak të “strategjisë së tyre riprodhuese” nga marrëdhëniet e shthurura seksuale (cituar në Newsday, 9/11/94). Ky, pra, është realiteti prapa të së ashtuquajturit “fondacion shkencor” dhe “shkencës së rëndomtë (mainstream science)” të inkuizicionit të ‘Bell Curve’ i kurdisur nga Murray dhe Herrnstein. Në lidhje me këtë, Jim Naureckas konkludonte se:

“Çdokush që ka lexuar poshtëshënimet dhe referencat e librit të autorëve Murray dhe Herrnstein, ka mundur të vërejë se në prapavijë të burimeve të tyre fshihej diçka tendencioze. Nuk ka ndonjë propozim që hidhet në këtë libër e të mos jetë demaskuar para një dekade nga punimi

Po ta zgjeronim shabllonin e Lynnit, atëherë afrikanëve, arabëve, jehudive, turqëve, kurdëve, aborigjenëve, maoritëve, fiseve inuite dhe shumë të tjerëve do duhej “pamundësuar së ekzistuari” sepse “nuk kanë dhënë asnjë kontribut domethënës për civilizimin?” (Shënim i botuesit në anglisht).

Page 46: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

46 MBUROJA.net

klasik i Steven Jay Gould, The Mismeasure of Man (Keqmatja e Njeriut), punim ky që trajton pseudo-shkencën që fshihet prapa eugjenikës. Atëherë, përse The

Bell Curve (Kambana e Grafikonit) na bëhet befas një “libër i rëndësishëm” i cili duhet zënë hapësirat e ballinave të ndryshme, minutazhin e lajmeve, madje edhe hapësirën e disa revistave që tërë materialet e tyre ia përkushtojnë këtij libri? Kjo, për shkak se në pjesën më të madhe ky libër ishte përllogaritur mirë në kohë që të përfitohej nga rasti për ta rigjallëruar racizmin në mediat dhe shoqërinë e SHBA-ve-, një racizëm që nuk dëshiron ta përqafojë identitetin e vet. Në një nga propozimet e konturuara në këtë libër, Murray shkruan se ekziston “një numër i madh i të bardhëve dashamirës që frikësohen se janë racist të fshehtë, por ky libër u thotë atyre se ata nuk janë të tillë. Ky libër do t’i çlirojë ata nga ky siklet dhe nga ato gjëra që ata i kanë në kokat e tyre, por nuk dinë se si t’i shprehin ato.” (New York Times Magazine, 9/10/94). The Bell Curve, në të vërtetë, u thotë racistëve të fshehtë se ata nuk janë të tillë, dhe u thotë atyre të ndihen rehat, sepse paragjykimet e tyre janë të bazuara shkencërisht. The Bell Curve përputhet fare mirë me disa agjenda të tanishme politike. Çështjet e imigracionit janë rrëmbyer nga e djathta e SHBA-ve sikurse janë rrëmbyer edhe nga djathtistët e shteteve tjera. Libri i Murray dhe Herrnstein pjesën më të madhe ia kushton propozimit se “emigrantët latino-amerikanë dhe zezakë...po bëjnë shtypje në distribuimin e inteligjencës.” Katalizatori i këtij libri dhe lëvizjes anti-emigrante edhe kësaj here është Pioneer Fund; ky fondacion përherë i është frikësuar emigrantëve, megjithëse brengat e tyre janë zhvendosur prej frikës nga polakët e italianët në atë nga zezakët dhe latino-amerikanët. Grupi prijatar anti-emigrant në SHBA është Federation for American Immigration Reform (Federata e Reformës Amerikane për Imigracion), i cili, për fat të keq, mban akronim të njëjtë me atë të grupit për mbikëqyrje të mediave FAIR (akronim në anglisht-sh.p.). Kësaj federate i janë dhuruar më shumë se 1 milion $ nga paratë e Pioneer Fund, i cili kishte rënë në gjendje kritike dhe orvatej ta hiqte veten nga skena. (Shih Extra!, 7-8/93.) Pioneer gjithashtu financon edhe American

Page 47: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

47 MBUROJA.net

Immigration Control Foundation (Fondacionin Amerikan për Kontroll të Imigracionit), një grup racist që vepron haptazi, punimet e së cilit janë cituar nga Murray dhe Herrnstein.”

Pra, shkenca nuk është e mbushur gjithherë “përplot prova shkencore” dhe “paanshmëri” siç e pohojnë këtë me thjeshtësi shumë njerëz. Në të vërtetë, këta janë njerëz naivë që pasojnë gjithçka që “shkenca” u servon atyre; janë ata që ndikohen shumë lehtë nga marrëzitë dhe dokrrat pseudo-shkencore të justifikuara nën flamurin e “teorisë së evolucionit.” Evolucionisti: Shih, kjo puna e Krijuesit mund të demonstrohet me faktin se religjioni te njerëzimi kishte filluar me adhurimin e forcave natyrore, për shkak të mahnitjes së tyre me efektet shkatërruese që ato kishin në mjedisin e tyre dhe në natyrë. Në këtë mënyrë, bubullima, vetëtima, tërmetet, shpërthimi i vullkaneve konsideroheshin si qenie mbinatyrore. Si rezultat i këtij besimi, njerëzit iu rrekën gjetjes së mënyrave për t’i kënaqur dhe qetësuar këto qenie nëpërmjet ceremonive, ritualeve, faljeve dhe sakrificave të ndryshme. Autoktonët e Amerikës veriore, që besojnë në shpirtra të lumenjve dhe të pyjeve, merren si shembull tipik i etapës së hershme në evolucionin e religjionit, që njihet ndryshe si Animizëm. Si rrjedhojë, shfaqet diateza e cila pohon se forcat mbinatyrore u reduktuan në dy zota kryesorë: zakonisht, në zotin e së mirës dhe zotin e së keqes. Sipas evolucionistëve, shembull i kësaj etape është religjioni i zoroastrianëve të Persisë. Para ardhjes në skenë të “reformuesit” persian Zaratustra,56 mendohet se persianët kishin besuar në shpirtra të natyrës, zota të fiseve dhe familjeve. Sipas dëshmive të mbledhura dhe të interpretuara nga antropologët, gjatë kohës së zoroastrianëve, zotat e fiseve u reduktuan në dy: Ahura Mazda, që kishte krijuar të mirën, dhe Angora Mazda si krijues i së ligës. Me kalimin e fiseve në kombe, zotat fisnorë ia lëshuan vendin zotit kombëtar, dhe kështu, me sa duket, lind edhe monoteizmi. Sipas kësaj pikëpamjeje, monoteizmi nuk ka origjinë hyjnore. Monoteizmi ishte thjesht

56 Në greqisht, Zoroaster.

Page 48: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

48 MBUROJA.net

një produkt i evolucionit të fazës së hershme të besëtytnive njerëzore, që vinin si pasojë e mungesës së njohurive shkencore. Muslimani: Dijetari i shquar i hadithit, Shejh Nasirudin el-Albani (rahimehullah)57 thotë: “Është fakt i pakontestueshëm në Islam dhe në Sheriat se njerëzimi në fillim përbënte një bashkësi të vetme që ishin në teuhid [monoteizëm] të vërtetë e pastaj shirku gradualisht kishte depërtuar tek ata. Dëshmi për këtë është fjala e Allahut:

و�(6ر�� �4�5��� ا(�3�3�� ا1�2 0��/ وا.�ة أ��+ ا(��س آ�ن “Dikur, të gjithë njerëzit përbënin një bashkësi të vetme. Pastaj Allahu u dërgoi profetët me lajme të mira dhe paralajmërime.”

(Kuran, 2:213). Ibn Abasi58 Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:

“Mes Profetit Nuh (Noa) dhe Ademit, paqja qoftë mbi të dy, ishin dhjetë gjenerata dhe të gjitha ishin në Sheriatin e drejtë, por, më pas, u përçanë. Kështu, Allahu dërgoi Profetë me lajme të mira dhe me paralajmërime për popujt e tyre.”

Më tej, Shejh Albani argumenton se dëshmitë e përmendura më lart (ajeti kuranor dhe hadithi autentik) hedhin poshtë pretendimet e filozofëve dhe të ateistëve të cilët thonë se bazë e

57 U lind në Shqipëri (emri dhe mbiemri i tij i vërtetë është Muhamed Nexhati, nofkën “El-Albani” e mori për shkak të përkatësisë etnike-sh.p.), por u rrit në Siri, ku u bë një ndër dijetarët më të dalluar islamikë. Shquhet si dijetari më i madh i shekullit në lëmin e Hadithit dhe në përgjithësi si ripërtëritës i fesë Islame. Një kohë ishte edhe profesor në Universitetin Islamik të Medinës, bibliotekës së të cilit ia dedikoi një numër të madh librash. Ka bërë hulumtime referuese në hadith, siç janë: Silsileh el-

Hadith as-Sahihah dhe ed-Daifeh. Ai është, po ashtu, autor i Tehdhir es-Saxhid, et-Tevesul, Fikh ul-Vaki’i, etj. 58 Abdullah ibn Abas (vdiq në vitin 68 pas Hixhretit/687 të erës së re). Ai ishte kushëriri i afërm i Profetit Muhamed, dhe një nga dijetarët më të spikatur të Kuranit në mesin e shokëve të Profetit. Ishte i njohur si “turxhuman ul-Kur’an” (komentues i Kuranit), jurist dhe dijetar i hadithit. Shpjegimet e tij të Kur’anit janë bazë e të gjitha shpjegimeve tjera të Kuranit. Mirëpo, shumë komente që i vishen atij nuk janë autentike. I ashtuquajturi “Komentimi i Ibn Abasit”, i përpiluar nga Ebu Tahir Muhamed ibn Ja’kub el-Fejruzabadi, në realitet, nuk është nga Ibni Abasi.

Page 49: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

49 MBUROJA.net

natyrës njerëzore ishte shirku,59 kurse teuhidi evoluoi në njeriun! Ajeti paraprirës dhe hadithi autentik vijues hedhin poshtë këtë pohim. Profeti Muhamed, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Allahu ka thënë: “Të gjithë robërit e mi i kam krijuar në fe të vërtetë (në teuhid e jo në shirk) e më pas shejtanët u erdhën atyre dhe i devijuan nga feja e vërtetë. Ata ua ndaluan njerëzve atë që Unë ua kisha lejuar dhe i urdhëruan që Mua të më shoqëronin ortakë në adhurim, për çka nuk kam zbritur kurrfarë argument.””60

Po ashtu, Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Çdo fëmijë lind në Fitreh (animi natyror ndaj adhurimit të një Zoti - sh.p.), por prindërit e tyre, më pas, e bëjnë çifut, të krishterë ose zjarrputist61.”

Evolucionisti: A ka dëshmi për këto që i thoni? Muslimani: Dëshmitë që flasin se koncepti monoteist, besimi i njerëzimit në Një Zot, kishte degjeneruar në idhujtari, adhurim të njerëzve, të të shenjtëve dhe të perëndive tjera janë të shumta. Feja Islame argumenton se qeniet njerëzore fillimisht adhuronin vetëm Një Zot e më pas devijuan në shumë forma të politeizmit sikurse u përmendën më lart. Koncepti Islam thotë se Zoti kishte dërguar Pejgamberë për të gjitha fiset dhe popujt në faqe të dheut, në mënyrë që t’i udhëzonte dhe t’i kthente ata përsëri në rrugën e monoteizmit:

ا?��<�ت وا��(��ا ا1�2 ا>��وا أن ر�;�� أ��+ آ�9 80 7��(� و �

59 Shirku është formë e adhurimit drejtuar të tjerëve krahas Allahut, i cili në vete ngërthen adhurimin e idhujve, të të shenjtëve, besëtytni të ndryshme, siç janë: leximi i shuplakës së dorës, leximi i fletëve të çajit, shikimi në topthin e kristaltë, magjitë, parashikimi i së ardhmes, pretendimi për njohjen e së padukshmes në sferën e ekzistencës, etj. 60 Hadithi Kudsi është shpallje hyjnore që vjen drejtpërdrejt prej Allahut tek Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue selem. Këtë hadith e shënojnë Muslimi dhe Ahmedi nga Ijjeh ibn Himar el-Muxhashi (radiAllahu anhu). 61 Adhurues i zjarrit. Arabisht: mexhus. Anglisht: zoroastrian.

Page 50: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

50 MBUROJA.net

“Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!””

(Kuran, 16:36). Dijetari Islamik Ibn ul-Ethiri ka thënë:

“Fitreh është predispozitë e natyrshme me të cilën lind çdo qenie njerëzore, predispozitë për fenë e vërtetë. Po të lihej njeriu ashtu, ai do të vazhdonte të mbetej në të. Megjithatë, devijimi prej natyrshmërisë së tyre vjen si shkak i dobësive njerëzore dhe pasimit të verbët të të tjerëve.”62

Më tej, dëshmitë tregojnë se në mesin e të gjitha fiseve të ashtuquajtura primitive që janë zbuluar deri më sot, ishte i pranishëm besimi në Një Zot. Majanët e Amerikës qendrore besonin në Një Zot që kishte krijuar çdo gjë, të cilin e quanin Itzamna63. Populli Mende i Sierra Leones në Afrikën perëndimore besojnë në Një Zot i cili ka krijuar universin dhe shpirtrat, të cilin e quajnë Ngevo64. Në Babiloninë e lashtë, perëndia Merduk65, perëndia kryesore e qytetit, shihej si Zoti më i Lartë. Në hinduizëm, Brahman është Një Zot i papërcaktuar e absolut, që nuk ka as fillim e as fund.66 Në religjionin Joruba, që numëron mbi 10 milionë ithtarë në Afrikën perëndimore (kryesisht në Nigeri), Zoti është Një dhe më i Larti, Olorius/Olodumare (Zoti i qiejve). Por, religjioni i sotëm i Jorubës karakterizohet me një mori ritesh të adhurimit të Orisha-s, që e shpijnë këtë religjion më afër politeizmit. Stephen Langdon nga Oxford qe ndër shkencëtarët e parë perëndimorë që vërtetoi faktin se monoteizmi kishte degjeneruar në politeizëm të skajshëm. Langdon këtë pikëpamje e mbështet në faktin se sumerët ishin civilizimi më i vjetër historik, dhe “Opinioni im është se historia e civilizimit më të vjetër të njeriut është një rënie rapide prej monoteizmit në politeizëm të

62 En Nihajeh (3/457). 63 John Hinnels “Dictionary of Religions” (Fjalor i Religjioneve) (Penguin Books:1984), fq. 93. 64 ibid, fq. 210. 65 ibid, fq.204. 66 ibid, fq. 68.

Page 51: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

51 MBUROJA.net

skajshëm dhe në një besim në shpirtra. Kjo, në të vërtetë, është historia e rënies së njeriut.”67 Edward McCrady, studiues i religjioneve Indiane, thotë se, madje, edhe Rig Veda (Libri 1, fq.164) tregon se perënditë e hershme shiheshin thjesht si manifestime të ndryshme të Një Qenieje të Vetme Hyjnore. Ai më tej jep këtë koment: “Atë e quajnë Indra, Mithra, Varuna, Agni - të gjitha këto janë emërtime të ndryshme që tregojnë Një Zot të Urtë.”68 Historianët kinezë shpeshherë periudhën e tyre të lashtë e klasifikojnë në tri periudha të ndara: e para, primitive e lashtë; e dyta, e lashtë e mesme; e treta, e lashtë e afërme. Periudha e parë fillon përafërsisht prej shekullit 21 p.e.r. deri në shekullin 12 p.e.r. Sipas Ron Williams, i cili zotëron mirë leximin kinez, secila prej këtyre periudhave karakterizohet me tipare të veçanta religjioze. Periudha e parë ishte qartë monoteiste. Williams, më tej, thotë:

“Në këtë periudhë të historisë kineze, Zoti, Sunduesi Suprem, ishte Një dhe i pandashëm, që nuk u nënshtrohej ndryshimeve. Ky Zot nuk kishte rival dhe sundonte i vetëm, në mënyrë absolute, si lart në qiell, ashtu dhe poshtë në tokë. Ai bënte çfarëdo që dëshironte. Asnjë fuqi nuk mund ta pengonte dhe dëshira e Tij gjithherë ishte e drejtë.”69

Në një nga seritë e buletinit “Epokat e Mëdha të Njeriut”, një vëllim i veçantë i përkushtohet Kinës së lashtë nga autori Edward H. Schafer, i cili vëren me sa vijon:

“Njëra ndër perënditë më të vjetra dhe më të mëdha ishte Zoti Qiell, Ti’en. Në periudhën më të hershme, Ti’en

konsiderohej si Mbret i madh në qiell, më madhështor se

67 Stephen H. Langdon “Mythology of all Races” (Mitologjia e të Gjitha Racave) në “Semitic Mythology Journal” (Buletini i Mitologjisë Semitike) (Vëll.5, Archaeological Institute of America: 1931), fq. xviii/fq.18. 68 Edward McCrady “Genesis and Pagan Cosmologies” (Gjeneza dhe Kozmologjitë Pagane), [Përkth. Vict.Institute; vëll.72 (1940), fq. 55]. 69 Ron Williams “Early Chinese Monotheism” (Monoteizmi i Hershëm Kinezë), punim diplome i prezantuar para Kelvin Institute (Toronto, 1938).

Page 52: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

52 MBUROJA.net

ndonjë në tokë. Më vonë, Ti’en shihej si gjenerator i papërcaktuar, burim i energjisë që ngjallte botën.”70

Një punim tjetër me vlerë të madhe, që shtjellon monoteizmin e hershëm të “njerëzve primitivë”, ishte ai i Wilhelm Schmidt. Ndonëse në gjermanisht është një punim voluminoz, në gjuhën angleze është botuar i përkthyer si përmbledhje në një vëllim në vitin 1930. Schmidt, në studimet e tij, kishte zbuluar se kulturat primitive, në fazat më të hershme të niveleve kulturore, kishin pasur koncepte të qarta rreth Zotit. Ai më tej thekson se, me progresin prej gjahtarëve të thjeshtë në grumbullues të ushqimeve, prej deponuesve të ushqimit në kultivues të ushqimit, si nomadë baritorë në shfrytëzues të bagëtive e deri në kultivues të ushqimit që kishin arat e tyre, e duke u ngritur deri në shkallën e komuniteteve gjysmë-urbane, një gjë që bie në sy është besimi i thjeshtë në një Zot Suprem, i Cili nuk ka as grua e as familje. Sipas Schmidt, këtë formë të besimit e hasim tek pigmenjtë e Afrikës qendrore, aborigjenët e Australisë jug-lindore, autoktonët amerikanë të Kalifornisë veri-qendrore, dhe deri diku edhe te algonkianët primitivë (grupe indianësh të Amerikës veriore që fillimisht kishin jetuar në regjionin nën-arktik të Kanadasë lindore - sh.p.), si dhe, deri në njëfarë mase, tek korjakët (grupe të nomadëve paleo-siberianë që jetonin kryesisht në Siberinë lindore - sh.p.) e tek ainutë (autoktonët e Hokaidos dhe pjesës veriore të Honshus në Japoninë veriore - sh.p.). Për të dhënë një përmbledhje të zbulimeve të tij, po ia lëmë vendin fjalëve të vetë autorit:

“Nëse kthehemi në periudhën e njerëzve më primitivë, periudhën e pigmenjve të Afrikës, aborigjenëve të Australisë qendrore apo indianëve të Amerikës qendrore, të gjithë këta kishin Një Zot, të cilit i ofronin sakrificat e tyre… të gjithë këta njerëz kishin edhe ca lutje të shkurtra…”71Andrew Lang përmend këtë:

70 Edward H. Schafer “Ancient China” (Kina e lashtë) në “The Great Ages of Man” (Epokat e Mëdha të Njeriut) (New York: Time Life, 1967) fq.58. 71 Wilhelm Schmidt “The Origin and Growth of Religion- Facts and Theories” (Zanafilla dhe Zhvillimi i Religjionit - Fakte dhe Teori), (Londër: 1931), fq.131. (përktheu në anglisht HJ Rose).

Page 53: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

53 MBUROJA.net

“Aborigjenët australianë, me gjasë, kanë kulturën më të thjeshtë nga të gjithë popujt e njohur, por konceptet e tyre religjioze janë aq të larta, sa është e natyrshme që ato të shpjegohen si rezultat i ndikimit evropian.”72

Në kohën e shkrimeve të tij, Lang mendonte se ky shpjegim ishte i justifikueshëm, sepse, në mjedisin ku ai jetonte, koncepti rreth Zotit llogaritej si më i “evoluuari” dhe më i “civilizuari”. Lang, po ashtu, përmend se banorët e Ishujve Andaman, të cilët i konsideronte të jenë në nivel të njëjtë kulturor me aborigjenët, besonin në Një Zot dhe e përshkruanin Atë të jetë i padukshëm, i Pavdekshëm, Krijuesi i të gjitha gjërave (pos të ligës), Njohësi i zemrave dhe mendjeve, Ai që hidhërohet nga gënjeshtra dhe keqbërjet, që u del në ndihmë atyre që janë në fatkeqësi dhe vuajtje. Veç kësaj, koncepti i tyre rreth Zotit ishte se Ai është Gjykues i shpirtrave, dhe në një të ardhme do të udhëheqë Gjykimin e Madh. Lang këto të dhëna i kishte marrë nga anëtarët e moshuar të komunitetit të cilët nuk kishin pasur kontakt me popujt tjerë. Lang thotë:

“… Në konceptin e tyre rreth Zotit, as që bëhet fjalë për ndonjë ndikim të huaj.” 73

Samuel Zwemer kishte diskutuar rreth karakterit monoteistë të bushmenëve dhe popujve të kulturave arktike. Ai kishte vërejtur se ky karakter është:

“I qartë… madje, edhe në rastin e një hulumtimi të përciptë.” 74

Në punimin e tij, ky autor nuk përsëriste thjesht atë çfarë të tjerët kishin vërejtur, që d.t.th. njohuritë e këtyre popujve primitivë rreth Zotit, Një dhe më i Larti, por atë se Zoti më i

72 Andrew Lang “The Making of Religion” (Bërja e Religjionit), (Londër: Longmans Green, 1909) fq.175-182, 196. 73 Ibid, fq.196. 74 Samuel Zwemer “The Origin of Religion - By Evolution or by Revelation” (Origjina e Religjionit - Përmes Evolucionit apo Përmes Shpalljes), (Përkth. Vict. Institute, Vëllimi 67; 1937) fq.189.

Page 54: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

54 MBUROJA.net

Lartë, të cilin ata e njihnin, është, para se gjithash, figura e njëjtë, me atribute të njëjta. Canon Titcombe, kur flet për fisin zullu, citon ish-peshkopin e Natalit, që posedonte njohuri nga dora e parë për këtë fis. Zullu, përderisa ende ishin të pandikuar në aspektin kulturor, nuk kishin idhuj, por e pranonin Një Qenie Supreme, që njihej si i Madhi, i Plotfuqishmi, i Pari, etj.75 Titcombe pohon se ky koncept vërehet edhe tek banorët autoktonë të Madagaskarit.76 Të gjitha këto dëshmi e shtyn Paul Radin të konstatonte, pasi përmend punimin e Langut, se:

“Mprehtësia e tij intuitive është provuar në masë të madhe.” 77

Për më tepër, “The Journal of the Royal Anthropological Institute” (Buletini i Institutit Antropologjik Mbretëror) publikoi një punim të E.O. James, i cili sjell këtë konkluzion:

“Prandaj, nuk është e mundur ta mbrojmë evolucionin e njëanshëm në mendimin dhe praktikat religjioze, siç është propozuar deri më tani nga racionalistët Frazer, Tylor dhe Comte në ‘Tri Etapat’. Sidoqoftë, as spekulimi se ideja e Zotit zuri fill tek adhurimet e paraardhësve - ide e ngjallur nga Herbert Spencer - e as modeli evolutiv i politeizmit dhe ai i animizmit në monoteizëm i propozuar nga Frazer, nuk mund të bashkërenditen me Zotin fisnor, që është Një dhe më i Larti, tipar ky i shpeshtë dhe i përsëritur në konceptin primitiv mbi Zotin.”78

75 J.H. Titcombe “Prehistoric Monotheism” (Monoteizmi Parahistorik), (Përkth. Vict. Institute, vëll. 8, 1937) fq.145. 76 Ibid, fq., 144. 77 Paul Radin “Primitive Men as Philosophers” (Njerëzit Primitivë si Filozofë), (New York: 1956) fq.346. 78 E.O. James “Religion and Reality” (Religjioni dhe Realiteti) në “The Journal of the Royal Anthropological Institute” (Buletini i Institutit Antropologjik Mbretëror), (vëll. 79, 1950) fq. 28.

Page 55: DIALOG ME NJË EVOLUCIONIST - Mburoja · varietete të ndryshme: “Varietetet e mira kanë një epërsi ndaj atyre që ‘nuk janë aq të mira’ e që dëbohen (nga varietetet

55 MBUROJA.net

Degjenerimi i monoteizmit mund të shihet në Budizëm, që filloi në shekullin e 6-të si një lëvizje reformatore brenda Hinduizmit. Më vonë, statujat gjigante të imazheve të Budës u ngritën dhe u rrethuan me lule, me aromë dhe tym temjani, etj. Budistët kryenin një numër ritesh, siç janë përkulja dhe rënia me fytyrë përdhe pranë këtyre statujave. Veç tjerash, Dalai Lama nga Tibeti adhurohet si njeri-zot nga adhuruesit e tij, të cilët bien përmbys para tij. Këto rite janë të pranishme edhe tek lëvizja botërore e sufive nakshibendi, me liderin e tyre aktual Nazim Kubrusin, pastaj tek “mrekullibërësit” siç janë Sai Baba dhe “Ajetollah” Homeini. Të gjithë këta njerëz adhurohen krahas Allahut, gjë që argumenton edhe njëherë degjenerimin e monoteizmit në politeizëm.

Përktheu: Visar ZEKA